Electrolux EDH3897SDW User Manual Page 14

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 92
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 13
8. UDHËZIME DHE KËSHILLA
8.1 Përgatitja e rrobave
Mbyllni zinxhirët.
Mbyllni mbërthyeset e këllëfëve të
jorganëve.
Mos i lini të palidhura kollaret ose rripat
(p.sh. rripat e përparëseve). Lidhini ato
përpara se të nisni një program.
Nxirrini të gjithë artikujt nga xhepat.
Nëse një artikull ka shtresë të
brendshme prej pambuku, kthejeni
anën e brendshme jashtë. Sigurohuni
që shtresa e pambukut të jetë
gjithmonë jashtë.
Rekomandojmë që të vendosni
programin e duhur për llojin e pëlhurave
që janë në pajisje.
Mos vendosni pëlhura me ngjyra të
forta së bashku me pëlhura me ngjyra
të çelura. Ngjyrat e forta mund të
lëshojnë bojë.
Përdorni programin përkatës për fanella
pambuku dhe trikotazhe për të
parandaluar hyrjen e tyre në ujë.
Sigurohuni që pesha e rrobave të mos
jetë më shumë se pesha maksimale në
tabelën e programeve.
Thani vetëm rroba që janë të
përshtatshme për tharjen në tharëse.
Referojuni etiketës së pëlhurës që kanë
artikujt.
8.2 Shënime të veçanta rreth
sistemit të avullit
Tekstilet e mëposhtme nuk mund të
trajtohen me anë të programeve të
avullit: veshje të leshta me thurje,
lëkurë, tekstile me pjesë të mëdha
metalike, druri ose plastike, tekstile me
pjesë metalike që zënë ndryshk, rroba
me përbërje vaji ose dylli.
Për të zbutur ose freskuar rrobat me
programin e avullit, ndajini rrobat sipas
madhësisë, peshës, materialit dhe
ngjyrës. Zbutni vetëm tekstile që janë të
ngjashme në madhësi, peshë, material
dhe ngjyrë.
Mos thani rroba të reja dhe me ngjyra,
së bashku me rroba të çelëta. Ngjyrat
mund të zbehen (kontrolloni fortësinë e
ngjyrës së pëlhurës në një zonë që nuk
vihet re kur të jetë e lagur).
Mos përdorni komplete pastrimi kimik
në kombinim me programet e avullit.
Përpara trajtimit të rrobave me
programin e ndihmës së hekurosjes,
hiqni njollat duke larë ose duke
përdorur metodën e heqjes së
lokalizuar të njollave.
Rrobat me dy shtresa kthejeni nga
jashtë brenda (si p.sh. në rastin e një
xhupi pambuku me kapuç, shtresa e
pambukut duhet të jetë nga jashtë). Në
këtë mënyrë këto rroba do të thahen
më mirë.
Etiket
a e
pëlhu
rës
Përshkrimi
Rroba që janë të përshtatshme për tharjen në tharëse.
Rroba që janë të përshtatshme për tharjen në tharëse. Vendosni
temperaturën me temperaturë standarde.
Rroba që janë të përshtatshme për tharjen në tharëse. Vendosni
programin me temperaturë të ulët.
Rroba që nuk janë të përshtatshme për tharjen në tharëse.
14
www.electrolux.com
Page view 13
1 2 ... 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 ... 91 92

Comments to this Manuals

No comments