Electrolux EDP2074PDW User Manual Page 6

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 56
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 5
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablli elektrik.
Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e
kapur nga spina.
Mos e prekni kabllon kryesore ose
spinën e rrymës me duar të lagura.
Vetëm për MB-në dhe Irlandën.
Pajisja ka një spinë 13 amp. Nëse ju
duhet ta ndërroni siguresën në prizë,
përdorni një siguresë 13 amp ASTA
(BS 1362).
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose
dëmtimi të pajisjes.
Përdoreni këtë pajisje vetëm në
mjedis shtëpiak.
Mos thani artikuj të dëmtuar që
përmbajnë material mbushës.
Thani vetëm rroba që janë të
përshtatshme për tharjen në tharëse.
Ndiqni udhëzimet në etiketën e
rrobave.
Nëse i keni larë rrobat tuaja me heqës
njollash, duhet të kryeni një cikël
shtesë shpëlarjeje përpara se të nisni
tharësen e rrobave.
Mos pini ose mos përgatitni ushqime
me ujë të kondensuar/distiluar. Kjo
mund të shkaktojë probleme
shëndetësore te njerëzit dhe kafshët.
Mos u ulni dhe mos peshoni mbi
derën e hapur.
Mos thani në tharëse rroba të lagura
që pikojnë ujë.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose dëmtim i
pajisjes.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe
avull për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
2.5 Eliminimi i mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
www.electrolux.com6
Page view 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 55 56

Comments to this Manuals

No comments