Electrolux EDP2074PDW User Manual Page 3

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 2
1.
UDHËZIME PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të
pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e
ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës
nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë.
Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me
pajisjen, për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe
personave me probleme
PARALAJMËRIM
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose
gjymtimi të përhershëm.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë
të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona
me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë
eksperiencë dhe njohuri, nëse këta
mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e pajisjes
nga një person që është përgjegjës për
sigurinë e tyre.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e
ambalazhimit larg fëmijëve.
Mbajini të gjitha detergjentet larg
fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake
larg derës së pajisjes gjatë kohës që ajo
është e hapur.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të
kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
1.2 Instalimi
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
Sigurohuni që dyshemeja ku instaloni
pajisjen të jetë e sheshtë, e fortë, e
pastër e ta durojë nxehtësinë.
Mos e montoni ose mos e përdorni
pajisjen në vende me temperaturë nën
5°C ose më të lartë se 35°C.
Mos e instaloni pajisjen pas një dere që
kyçet, një dere rrëshqitëse apo një dere
me një menteshë në krahun e kundërt,
ku dera e pajisjes nuk mund të hapet
plotësisht.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
Gjithmonë lëvizeni pajisjen vertikalisht.
Sipërfaqja e pasme e pajisjes duhet të
vendoset kundrejt murit.
Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
Sigurohuni që tapeti të mos pengojë
vrimat e ajrosjes në bazën e pajisjes
(nëse ka).
Ajri që del nuk duhet të shkarkohet në
një sistem aspirimi që përdoret për
daljen e tymrave nga pajisjet që djegin
gaz ose karburante të tjera. (nëse ka)
Nëse tharësja e rrobave montohet mbi
një lavatriçe, përdorni setin e varjes së
rrobave. Seti i varjes së rrobave, i
disponueshëm nga shitësi juaj i
autorizuar, mund të përdoret vetëm me
pajisjen e specifikuar në udhëzime, të
cilën e keni marrë me aksesorin.
Lexojeni me kujdes përpara instalimit
(Referojuni broshurës së instalimit).
Sigurohuni që të keni një ajrim të mirë
në dhomën ku do të instaloni pajisjen,
për të shmangur rrjedhjen e gazrave
nëpër dhomë që lëshojnë pajisje të tjera
që funksionojnë me lëndë djegëse,
duke përfshirë zjarret e hapur.
Pajisja mund të instalohet më vete ose
poshtë një plani kuzhine me hapësirën
e duhur (Referojuni broshurës së
instalimit).
Pasi ta keni vendosur pajisjen në vendin
e saj të përhershëm të punës,
kontrolloni që të jetë tërësisht e niveluar
me ndihmën e një niveluesi. Nëse nuk
është në ekuilibër, rregulloni këmbëzat
derisa të nivelohet.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
SHQIP 3
Page view 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments