Electrolux EOB98000X User Manual Page 3

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 2
electrolux 3
Udhëzimet për përdorim
1 Udhëzime sigurie
Siguria elektrike
Aparati lejohet të kyçet në rrjet vetëm
nga një specialist me autorizim të
posaçëm.
Në rast defektesh ose dëmtimesh të
aparatit: Nxirrni ose fikni siguresat.
Riparime të aparatit lejohen të kryhen
vetëm nga specialistë. Riparime
joprofesionale mund të shkaktojnë
rreziqe të konsiderueshme. Në rast
riparimi kontaktoni shërbimin tonë për
klientë ose shitësin tuaj të specializuar.
Siguria për fëmijë
Fëmijë të vegjël mos i lini kurrë të
paruajtur kur aparati është në përdorim.
Ky aparat është i pajisur me një sigurim
për fëmijë.
Siguria gjatë përdorimit
Personat (duke përfshirë fëmijët), të cilët
nuk janë në gjendje ta përdorin pajisjen
në mënyrë të sigurt për arsye të aftësive
të tyre fizike, ndijore ose mendore, ose
të mungesës së eksperiencës ose
mosdijes, nuk duhet ta përdorin këtë
pajisje pa mbikëqyrjen ose këshillimin e
një personi kompetent.
Kjo pajisje lejohet që të përdoret vetëm
për përdorim familjar për gatimin,
skuqjen dhe pjekjen e ushqimeve.
Kini kujdes gjatë lidhjes elektrike të
pajisjeve elektrike në prizat në afërsi të
kësaj pajisjeje. Kabllot e lidhjes elektrike
nuk duhet që të prekin në zonat e
nxehta të gatimit ose që të ngecin nën
derën e furrës së nxehtë.
Paralajmërim: Rrezik djegieje! Gjatë
kohës së funksionimit, hapësira e
brendshme e furrës do të nxehet.
Paralajmërim: Mos e hapni në asnjë
mënyrë derën e furrës gjatë gatimit
me avull të fortë. Nga avulli që del nga
furra mund të shkaktohen dëmtime në
mobiliet përreth si rezultat i lagështirës.
Shmangni gjithmonë kontaktin e
drejtpërdrejtë me avullin që del nga
furra.
Kur përdorni përbërës alkoolikë në furrë,
mund të krijohet një përzierje e leh
alkool-ajër që mund të ndizet. Në këtë
rast, hapeni derën me kujdes. Mos
afroni aty pranë asnjë shkëndijë,
nxehtësi ose flakë.
3 Shënim për akrilamid
Sipas njohurive më të reja shkencore,
një skuqje intensive e ushqimeve,
posaçërisht e produkteve që përmbajnë
niseshte, mund të shkaktojë një rrezikim
shëndetësor nga akrilamidi. Prandaj
këshillojmë të gatitni me temperatura sa
më të ulëta dhe gjellët t’i mos skuqni
tepër.
Kështu u shmangeni dëmeve në aparat
Mos e shtroni furrën me fletë alumini dhe
mos vendosni asnjë tepsi, asnjë
tenxhere etj. mbi fundin, sepse
përndryshe do të dëmtohet smalti i
furrës nga nxehtësia e bllokuar.
Lëngje frutash që pikojnë nga tepsia
shkaktojnë njolla që nuk hiqen dot më.
Për torta shumë të lëngshme përdorni
një tepsi të thellë.
Mos ngarkoni derën e hapur të furrës.
Mos derdhni kurrë ujë drejtpërdrejt në
furrën e nxehtëMund të shkaktohen
dëmtime të smaltit dhe ndërrime të
bojës.
Nga përdorimi i forcës, sidomos në
cepat e xhamit të ballit, mund të thyhet
xhami.
Mos ruani sende të djegshme në
furrëMund të marrin flakë kur ndizet
furra.
Mos ruani ushqime tëngshme në
furrëMund të shkaktohen dëmtime të
smaltit.
3 Shënim për shtresimin me smalt
Ndërrime të bojës së shtresës së smaltit
të furrës si pasojë përdorimi nuk
ndikojnë në aftësinë e aparatit për një
përdorim normal ose sipas kontratës.
Prandaj nuk paraqesin mangësi në
kuptim të së drejtës së garancisë.
Page view 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments