Electrolux EHD60020P User Manual Page 2

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 92
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 1
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë 2
Instalimi 3
Përshkrimi i pajisjes 5
Përdorimi i pajisjes 6
Informacione dhe këshilla të dobishme
8
Kujdesi dhe pastrimi 10
Si të veprojmë nëse... 10
Probleme që lidhen me mjedisin 12
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Lexoni me kujdes këtë manual para
instalimit dhe përdorimit të pajisjes. Kjo
është në interes të sigurisë suaj dhe
për të siguruar funksionimin e duhur.
Mbajini këto udhëzime dhe sigurohuni
që të jenë me pajisjen kur ajo
zhvendoset ose shitet. Të gjithë
personat që përdorin pajisjen duhet të
dinë plotësisht për funksionimin e saj
dhe veçoritë e sigurisë.
Siguria e përgjithshme
Paralajmërim Personat (duke
përfshirë fëmijët) me aftësi fizike,
ndjesore dhe mendore të kufizuara ose
me mungesë përvoje dhe njohurish nuk
duhet ta përdorin pajisjen. Këta njerëz
duhet të jenë nën mbikëqyrje ose të
udhëzohen për përdorimin e pajisjes,
nga një person përgjegjës për siguri
e tyre.
Siguria e fëmijëve
Vetëm të rriturit mund ta përdorin këtë
pajisje. Fëmijët duhet të mbikëqyren për
t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit
larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
Mbajini fëmijët larg pajisjes gjatë kohës
që është e ndezur.
Paralajmërim Aktivizoni mekanizmin e
sigurisë së fëmijëve për të parandaluar
fëmijët e vegjël dhe kafshët shtëpiake
të aktivizojnë pajisjen aksidentalisht.
Siguria gjatë funksionimit
Hiqni çdo paketim, ngjitëse dhe shtresa
mbrojtëse nga pajisja para përdorimit të
parë.
Fikini në "off" zonat e gatimit pas çdo
përdorimi.
Rrezik djegieje! Mos vendosni objekte
metalike, si p.sh. takëme ose kapakë
tiganësh mbi sipërfaqen e gatimit, pasi
mund të nxehen shumë.
Përdoruesit me stimulues kardiak të
implantuar, duhet ta mbajnë trupin
minimalisht 30 cm larg zonave të gatimit
me induksion ndërsa janë të ndezura.
Paralajmërim Rrezik zjarri! Yndyrat
dhe vajrat e mbinxehur mund të marrin
flakë shumë shpejt.
Përdorimi i saktë
Mbikëqyreni gjithmonë pajisjen gjatë
punës.
Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime
gatimi!
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
apo mbështetëse.
Mos vendosni lëngje dhe materiale që
marrin flakë shpejt ose objekte që
shkrijnë (prej plastike ose alumini) mbi
ose pranë pajisjes.
Bëni kujdes kur lidhni pajisjen në prizat
pranë saj. Mos lini kabllot elektrike të
prekin pajisjen ose enët e nxehta. Mos lini
të koklaviten kabllot elektrike.
Si të shmangni një dëmtim në pajisje
Nëse objektet ose enët bien mbi xhamin
qeramik, sipërfaqja mund të dëmtohet.
2 electrolux
Page view 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 91 92

Comments to this Manuals

No comments