Electrolux EIS84486 User Manual Page 17

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 52
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 16
8.1 Enët e gatimit
Për zonat e gatimit me
induksion, fusha e fortë
elektromagnetike e krijon
shumë shpejt nxehtësinë në
enën e gatimit.
Përdorni zonat e gatimit me
induksion me enë gatimi të
përshtatshme
Materialet e enëve të gatimit
i përshtatshëm: hekuri i derdhur,
çeliku, çeliku i emaluar, inoksi,
bazamenti me shumë shtresa (me
shënimin e duhur nga prodhuesi).
i papërshtatshëm: alumini, bakri,
tunxhi, qelqi, qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një
pianurë me induksion nëse:
uji zien shpejt në një zonë të
vendosur në cilësimin më të lartë të
nxehtësisë.
fundi i enës tërhiqet nga një magnet.
Fundi i enëve të gatimit
duhet të jetë sa më i trashë
dhe më i rrafshët që të jetë e
mundur.
Sigurohuni që bazamentet e
tiganëve të jenë të pastra
dhe të thata përpara se t'i
vendosni mbi sipërfaqen e
pianurës.
Përmasat e enës së gatimit
Zonat e gatimit me induksion u
përshtaten përmasave të bazamentit të
enëve.
Efikasiteti i zonës së gatimit është i lidhur
me diametrin e enës së gatimit. Enët me
diametër më të vogël se diametri minimal
thithin vetëm një pjesë të energjisë së
krijuar nga zona e gatimit.
Referojuni kapitullit "Të
dhënat teknike".
8.2 Zhurmat gjatë punës
Nëse arrini të dëgjoni:
zhurmë kërcitëse: enët janë të
përbëra nga materiale të ndryshme
(strukturë sandviç).
tingull fishkëllime: përdorni një zonë
gatimi me nivel të lartë fuqie dhe ena
është e përbërë nga materiale të
ndryshme (një strukturë sandviç).
gumëzhitje: po përdorni nivel të lartë
fuqie.
kërcitje: ndodh ndërrimi elektrik, ena
dallohet pasi e vendosni në pianurë.
fërshëllimë, zukatje: ventilatori po
punon.
Zhurmat janë normale dhe nuk
tregojnë se ka keqfunksionim.
8.3 Öko Timer (Kohëmatësi
ekonomik)
Për të kursyer energji, ngrohësi i zonës
së gatimit çaktivizohet përpara se të
bjerë sinjali i kohëmatësit me numërim
mbrapsht. Ndryshimi në kohën e punës
varet nga niveli i cilësimit të nxehtësisë
dhe kohëzgjatja e procesit të gatimit.
8.4 Shembuj të përdorimeve
për gatim
Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë së një
zone dhe konsumit të energjisë së zonës
së gatimit nuk është lineare. Kur ju rritni
cilësimin e nxehtësisë, rritja nuk është në
proporcion me rritjen e konsumit të
energjisë. Kjo do të thotë se një zonë
gatimi me cilësim mesatar nxehtësie
përdor më pak se gjysmën e fuqisë së
saj.
Të dhënat në tabelë janë
vetëm udhëzuese.
SHQIP 17
Page view 16
1 2 ... 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 ... 51 52

Comments to this Manuals

No comments