Electrolux EKC52550OX User Manual Page 24

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 56
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 23
4. Mbani skajin e sipërm të paneleve
prej xhami të derës dhe tërhiqni
panelet lart një nga një.
5. Pastrojeni panelin prej xhami me ujë
dhe sapun. Fshini me kujdes panelin
prej xhami.
Kur të ketë përfunduar procedura e
pastrimit, montoni panelet prej xhami dhe
derën e furrës. Kryejini hapat e mësipërm
në rend të kundërt. Në fillim vendosni
panelin më të vogël të ndjekur nga ai më
i madhi.
KUJDES!
Korniza dekorative në
panelin e brendshëm prej
xhami duhet të vendoset
përballë anës së brendshme
të derës.
KUJDES!
Sigurohuni që pas instalimit
sipërfaqja e kornizës së
panelit prej xhami në
kornizën dekorative të mos
jetë e ashpër kur e prekni.
KUJDES!
Sigurohuni që panelin e
brendshëm prej xhami ta
instaloni në mbajtëset e
duhura.
13.4 Heqja e sirtarit
PARALAJMËRIM!
Mos mbani sende që marrin
flakë (p.sh. materiale
pastruese, qese plastike,
doreza furre, letra ose lëndë
pastruese) në sirtar. Sirtari
mund të nxehet gjatë
përdorimit të furrës. Ka
rrezik zjarri.
Sirtari poshtë furrës mund të hiqet, me
qëllim që të pastrohet.
1. Tërhiqeni sirtarin jashtë derisa të
ndalojë.
2. Ngrijeni sirtarin ngadalë.
3. Nxirreni sirtarin jashtë plotësisht.
Për të instaluar sirtarin, kryeni hapat e
mësipërm në rendin e kundërt.
13.5 Ndërrimi i llambës
Vendosni një pëlhurë në fund të pjesës
së brendshme të pajisjes. Kjo
parandalon dëmtimet në mbulesën prej
qelqi të llambës dhe në hapësirën e
furrës.
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike!
Hiqni siguresën përpara se
të zëvendësoni
llambushkën.
Llamba dhe mbulesa prej
qelqi e llambës mund të jenë
të nxehta.
1. Çaktivizoni pajisjen.
2. Hiqni siguresat nga kutia e
siguresave ose çaktivizoni stakuesin.
Llambushka e pasme
1. Rrotullojeni kapakun prej xhami të
llambës në drejtim të kundërt të
akrepave të orës për ta çmontuar.
2. Pastroni kapakun prej xhami.
3. Ndërroni llambën me një llambë të
përshtatshme që i reziston
nxehtësisë 300 °C.
4. Montoni kapakun prej xhami.
www.electrolux.com24
Page view 23
1 2 ... 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 ... 55 56

Comments to this Manuals

No comments