Electrolux EKC52550OX User Manual Page 12

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 52
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 11
Mos e futni tabakanë e
pjekjes plotësisht në murin e
pasmë të dhomëzës. Kjo
pengon qarkullimin e
nxehtësisë përreth tabakasë.
Ushqimi mund të digjet,
veçanërisht në pjesën e
pasme të tabakasë.
Vendoseni tabakanë ose tavën e thellë
mbi pozicionin e raftit. Sigurohuni që të
mos prekë murin e pasmë të furrës.
11. FURRA - UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
Temperatura dhe kohët e
pjekjes në tabela janë vetëm
udhëzuese. Ato varen nga
recetat, cilësia dhe sasia e
përbërësve të përdorur.
11.1 Informacione të
përgjithshme
Pajisja ka katër pozicione të raftit.
Numërojini nivelet e raftit pajisjes
duke filluar nga poshtë.
Pajisja ka një sistem të veçantë që
qarkullon ajrin dhe riciklon
vazhdimisht avullin. Me këtë sistem ju
mund të gatuani në një mjedis me
avull dhe ta mbani ushqimi të butë
nga brenda dhe krokant nga jashtë. Ai
ul kohën e gatimit dhe konsumin e
energjisë në minimum.
Në pajisje ose në panelet e dyerve
prej xhami mund të kondensohet
lagështi. Kjo është normale. Qëndroni
gjithmonë pak larg pajisjes kur hapni
derën e pajisjes ndërsa është në
punë. Për të ulur kondensimin,
përdoreni pajisjen bosh për 10 minuta
para gatimit.
Fshini lagështinë e formuar pas çdo
përdorimi të pajisjes.
Mos vendosni objekte drejtpërdrejt
mbi bazën e pajisjes dhe mos i
mbuloni pjesët e pajisjes me letër
alumini gjatë gatimit. Kjo mund të
ndryshojë rezultatet e pjekjes dhe
mund të shkaktojë dëmtimin e smaltit
të furrës.
11.2 Pjekja
Furra juaj mund të pjekë apo të skuqë
ndryshe nga pajisja juaj e
mëparshme. Përshtatini cilësimet
tuaja të zakonshme (temperaturën,
kohën e gatimit) dhe pozicionet e
rafteve sipas vlerave në tabela.
Prodhuesi rekomandon që në fillim të
përdorni temperaturat më të ulëta.
Nëse nuk arrini t'i gjeni cilësimet për
një recetë të veçantë, kërkoni një që
është pothuajse e njëjtë me të.
Koha e pjekjes mund të zgjatet me
10-15 minuta, nëse gatuani kekë në
më shumë se një pozicion të rafteve.
Kekët dhe petët në lartësi të
ndryshme nuk skuqen gjithmonë
njësoj në fillim. Nëse ndodh kjo, mos
e ndryshoni temperaturën e furrës.
Diferencat do të barazohen gjatë
procedurës së pjekjes.
Kur kohët e pjekjes janë më të gjata,
mund ta çaktivizoni furrën rreth 10
www.electrolux.com12
Page view 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 ... 51 52

Comments to this Manuals

No comments