Electrolux EOB64201X User Manual Page 20

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 28
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 19
Kujdesi dhe pastrimi
Paralajmërim Përpara se të pastroni
pajisjen, fikeni atë. Sigurohuni që pajisja
të e ftohtë.
Paralajmërim Mos e pastroni pajisjen
me pastrues me avull ose me pastrues
me presion të lartë.
Kujdes Mos përdorni agjentë pastrues
gërryes, objekte të mprehta, heqës
njollash ose sfungjerë smerilues.
Paralajmërim Mos e pastroni derën
prej xhami me agjentë pastrues gërryes
ose gërvishtëse metalike. Sipërfaqja
rezistuese ndaj të nxehtit e xhamit të
brendshëm mund të dëmtohet.
Kujdes Nëse përdorni një spërkatës
furre, ndiqni udhëzimet e prodhuesit.
Pastroni pjesën e përparme të pajisjes me
një copë të butë dhe me ujë të ngrohtë e
me agjent pastrues.
Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni një agjent të zakonshëm pastrues
Pastrojeni brendësinë e furrës pas çdo
përdorimi. Për këtë arsye, mund të hiqni
pisllëkun më lehtë që të mos digjet.
Pastroni ndotjet kokëfortë me një pastrues
të posaçëm për furrë.
Pastroni gjithë aksesorët e furrës (me një
copë të butë dhe me ujë të ngrohtë e me
agjent pastrues) pas çdo përdorimi dhe
lërini të thahen.
Nëse keni aksesorë që nuk ngjitin, mos i
pastroni ato duke përdorur agjentë
agresivë, objekte të mprehta me majë ose
enëlarëse. Këto mund të prishin veshjen e
sipërme që nuk ngjit!
Shinat mbajtëse të rafteve
Heqja e shinave rrëshqitëse të rafteve
1. Tërhiqni pjesën ballore të shinës
mbajtëse të raftit jashtë furrës.
2. Tërhiqni shinën e pasme mbajtëse të raftit
nga muri anësor dhe nxirreni atë.
2
1
Montimi i shinave rrëshqitëse të rafteve
Montoni shinat rrëshqitëse të rafteve në
rendin e kundërt.
E rëndësishme! Skajet e rrumbullakuar
të shinave rrëshqitëse të rafteve duhet
vendosur nga përpara!
Shinat rrëshqitëse të rafteve
Për të futur shinat rrëshqitëse të rafteve,
fillimisht nxirrni jashtë skarat mbajtëse
rafteve (shihni "Çmontimi i skarave mbajtëse
të rafteve").
20 electrolux
Page view 19
1 2 ... 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28

Comments to this Manuals

No comments