Electrolux EOK76030X User Manual Page 8

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 64
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 7
Mos e ngarkoni derën e hapur të
furrës.
Mos hidhni asnjëherë ujë direkt në
furrën e nxehtë. Mund të shkaktohen
dëmtime të smaltit dhe ndërrimi i
ngjyrës së tij.
Nga përdorimi i forcës, para së
gjithash në skajet e xhamit
përparmë, mund të thyhet xhami.
Mos ruani në furrë objekte që mund të
digjen. Ato mund të marrin flakë kur
ndizet furra.
Mos ruani në furrë ushqime të
lëngshme. Mund të shkaktohen
dëmtime të smaltit.
Mos ruani asnjë ushqim të hapur në
furrë, pas çaktivizimit të ventilatorit
freskues në furrë. Në dhomën e
pjekjes ose në xhamat e dyerve mund
të përplaset lagështira, e cila mund të
arrijë deri te mobiliet.
Udhëzime për shtresën e smaltit
Ndryshimet e ngjyrës në shtresën e
smaltit të furrës të shkaktuara nga
përdorimi nuk e zvogëlojnë aftësinë
e pajisjes për një përdorim normal
ose konform kontratës. Si rrjedhojë
ato nuk paraqesin asnjë të metë në
bazë të së drejtës së garancisë.
Mos e përdorni pajisjen...
... për gatimin e vezëve me lëvozhgë (kur
të gatuani vezë syze shpojeni më parë të
verdhën e vezës) dhe gatimin e kërmijve,
meqenëse këto mund të plasin.
... për nxehjen e një sasie të madhe të
vajit të gatimit (për skuqje, për përgatitje
salcash me verë) dhe për nxehjen e
pijeve alkoolike me përqindje të lartë
alkooli: Rrezik vetëndezjeje! Rrezik
shpërthimi!
... për nxehjen e enëve që janë të
mbyllura fort, p. sh. konservat, shishet,
enët prej qelqi me mbyllje me filetë.
... për tharjen e kafshëve, rrobave,
jastëkëve terapeutikë dhe materialeve të
tjera të djegshme: Rrezik zjarri!
... për enë porcelani, qeramike ose prej
balte të cilat kanë vrima të vogla, p. sh.
te dorezat ose që kanë bazament pa
smalt. Kur ena nxehet, lagështira që
kalon nëpërmjet vrimave mund të bëjë
që ena të çahet.
8 electrolux të dhëna për sigurinë
Page view 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 63 64

Comments to this Manuals

No comments