Electrolux EOK86030X User Manual Page 3

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 52
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 2
Udhëzime mbi akrilamidin
Sipas zbulimeve më të reja shkencore,
një skuqje intensive e ushqimit,
veçanërisht në rastin e produkteve që
përmbajnë niseshte, mund të shkaktojë
një rrezik për shëndetin nga akrilamidi i
formuar. Prandaj, ne ju këshillojmë që të
gatuani mundësisht në temperatura të
ulëta dhe që të mos i skuqni shumë
ushqimet.
Mikrovala
Ndizeni pajisjen vetëm kur ka ushqime
hapësirën e gatimit. Nëse nuk ka ushqime
pajisja mbingarkohet.
Ju duhet të përdorni vetëm enë të
përshtatshme për mikrovalët (shikoni
kapitullin "Përdorimet, tabelat dhe
këshilla": Ena e përshtatshme dhe
materiali).
Për ta mbrojtur pajisjen nga brejtja nga
avujt e ujit që krijohen në hapësirën e
gatimit ose te dera e saj, ju lutemi që pas
çdo përdorimi ta fshini mirë deri sa të jetë
tharë.
Mos e lini asnjëherë pajisjen pa mbikëqyrje
kur ngrohni ose rigatuani ushqime të cilat
janë në enë me një përdorim, si p.sh. ato
prej plastike, prej letre ose prej materialesh
të tjera që mund të digjen.
Mbajeni të mbyllur pajisjen në rast të krijimit
të tymit. Fikni pajisjen dhe shkëpusni
lidhjen e furnizimit me rrymë. Mos e
përdorni në asnjë rast pajisjen nëse ajo
funksionon me probleme.
Sa herë që nxehni lëngje, vendosni
gjithmonë në enë një lugë kafeje ose një
shufër qelqi për të shmangur tejnxehjen pa
vlim. Kur ndodh tejnxehja pa vlim,
temperatura e vlimit arrihet, por flluskat
tipike të avullit nuk ngrihen lart.
Vetëm nga dridhjet më të vogla të enës
lëngu mund të vlojë menjëherë me vrull ose
të fillojë të spërkasë. Rrezik djegieje!
Para pjekjes shpojini disa herë me një pirun
ushqimet me "lëkurë" ose me "lëvore", si
patatet, domatet, salsiçet me qëllim që ato
të mos pëlcasin.
min 70 C
70
0
Siguroni që gjatë pjekjes/nxehjes së
ushqimeve do të arrihet një temperaturë
minimale prej 70°C . Prandaj ju lutemi kini
parasysh të dhënat e fuqisë dhe të kohës
tek tabelat. Për matjen e temperaturës së
ushqimit mos përdorni asnjëherë
termometër me zhivë ose me lëng me
zgjerim.
Ushqimet e nxehura me mikrovalë ia
transmetojnë ngrohtësinë edhe enës.
Përdorni dorashka kuzhine ose diçka
të ngjashme!
Mos i piqni ushqimet më shumë se ç'duhet
nëpërmjet fuqisë dhe kohës së madhe.
Ushqimet mund të thahen, të digjen,
madje edhe të marrin flakë në pozicione të
veçanta.
electrolux 3
Page view 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 51 52

Comments to this Manuals

No comments