Electrolux ESI44500XR User Manual Page 10

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 20
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 9
3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një
leckë thithëse për të parandaluar
formimin e shkumës gjatë programit të
larjes.
4. Mbyllni shpërndarësin e shpëlarësit.
Shtypeni kapakun derisa të mbërthehet
në pozicion.
Përshtatja e dozimit të shpëlarësit
Përzgjedhja nga fabrika: pozicioni 3.
Ju mund të zgjidhni dozimin e shpëlarësit
midis pozicionit 1 (dozimi më i ulët) dhe
pozicionit 4 (dozimi më i lartë).
Rrotulloni përzgjedhësin e shpëlarësit
4
për të rritur ose për të ulur dozën.
FUNKSIONI I SHUMËFISHTË
Funksioni i shumëfishtë përdoret me
tabletat e kombinuara të detergjentit.
Këto tableta përmbajnë agjentë si
detergjent, shpëlarës dhe kripë
enëlarësesh. Disa lloje tabletash mund të
përmbajnë agjentë të tjerë.
Sigurohuni që këto tableta të jenë të
përshtatshme për fortësinë e ujit në zonën
tuaj (referojuni udhëzimeve për paketimin e
produkteve).
Funksioni i shumëfishtë çaktivizon
shpërndarjen e shpëlarësit dhe të kripës.
Funksioni i shumëfishtë çaktivizon treguesit
e kripës dhe shpëlarësit.
Nëse zgjidhni funksionin e shumëfishtë,
programet mund të zgjatin më shumë.
Aktivizoni ose çaktivizoni funksionin e
shumëfishtë përpara fillimit të n
programi larjeje Nuk mund të aktivizoni
ose çaktivizoni funksionin e
shumëfishtë gjatë procesit të një
programi.
Aktivizoni funksionin e shumëfishtë
Shtypni butonin Multitab, ndizet treguesi i
funksionit të shumëfishtë. Funksioni është
aktivizuar.
Kur aktivizoni funksionin e shumëfishtë,
ky qëndron i aktivizuar derisa ta
çaktivizoni ju.
Çaktivizimi i funksionit të shumëfishtë
dhe përdorimi veçmas i detergjentit,
kripës dhe shpëlarësit
1. Shtypni butonin Multitab, treguesi i
shumëfishtë fiket. Funksioni është
çaktivizuar.
2. Mbushni mbajtësin e kripës dhe folenë e
shpëlarësit.
3. Vendoseni fortësinë e ujit në nivelin më
të lartë.
4. Nisni një program larjeje pa enë brenda.
5. Kur programi i larjes të përfundojë,
përshtateni zbutësin e ujit sipas fortësisë
së ujit në zonën tuaj.
6. Përshtatni sasinë e shpëlarësit
MBUSHJA E ENËLARËSES ME TAKËME DHE ENË
Referojuni broshurës "Shembuj të
ngarkesave RealLife".
Udhëzime dhe këshilla
Mos fusni në pajisje artikuj që thithin ujë
(sfungjerë, lecka për pastrim).
Hiqni ushqimet e mbetura nga enët.
Zbutini ushqimet e djegura të mbetura
mbi artikuj.
Futini enët e thella (filxhanët, gotat dhe
tenxheret) me pjesën e hapur të drejtuar
për poshtë.
Sigurohuni që uji të mos mblidhet në enë
ose në tasa.
Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos
ngjiten bashkë.
Sigurohuni që gotat të mos prekin njëra-
tjetrën.
Vendosni artikujt e vegjël në koshin e
takëmeve.
Lugët përziejini me takëme të tjera për të
mos lejuar që të ngjiten me njëra-tjetrën.
Kur fusni artikuj në kosh, sigurohuni që uji
t'i prekë të gjitha sipërfaqet.
Vendosni artikujt e lehtë në koshin e
sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos
lëvizin.
Pikat e ujit mund të grumbullohen mbi
artikujt plastikë dhe tiganët që nuk
ngjisin.
10 electrolux
Page view 9
1 2 ... 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 ... 19 20

Comments to this Manuals

No comments