Electrolux ESI65010X User Manual Page 18

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 24
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 17
Të dhëna teknike
Përmasat Gjerësia cm 59,6
Lartësia cm 81,8 - 89,8
Thellësia cm 57,5
Lidhja elektrike - Voltazhi - Fuqia
e përgjithshme - Siguresa
Informacioni mbi lidhjen elektrike jepet në pllakëzën e parametrave
në anën e brendshme të derës së enëlarëses.
Presioni i furnizimit me ujë Minimumi 0,5 bar (0,05 MPa)
Maksimumi 8 bar (0,8 MPa )
Kapaciteti Përzgjedhjet e vendit 12
Instalimi
Paralajmërim Sigurohuni që spina
elektrike të jetë e shkëputur nga priza
elektrike gjatë instalimit.
E rëndësishme Binduni udhëzimeve në
modelin e bashkëngjitur:
Montimi i pajisjes.
Instaloni panelin e mobilieve.
Lidhni furnizimin dhe kullimin e ujit.
Instaloni pajisjen nën një banak (plan kuzhine
apo lavapjatës).
Nëse ka nevojë për riparim, pajisja duhet të
jetë lehtësisht e arritshme për inxhinierin.
Vendoseni pajisjen ngjitur me rubinetin e ujit
dhe një tubi kullimi.
Për ajrosjen e larëses së enëve vetëm vrimat
e mbushjes me ujë, kullimit të ujit dhe
furnizimit me energji elektrike janë të
domosdoshme.
Larësja e enëve ka këmbë të rregullueshme
për të lejuar përshtatjen e lartësisë.
Sigurohuni që tubi i futjes së ujit, tubi i kullimit
dhe kablloja e furnizimit të mos jenë
përdredhur ose shtypur, kur futni pajisjen.
Bashkëngjitja e pajisjes te njësitë ngjitur
Sigurohuni që banaku poshtë të cilit ju
bashkëlidhni pajisjen të jetë prej një strukture
të sigurt (njësi kuzhine ngjitur, kabinete, mur).
Rregullimi i nivelit të pajisjes
Sigurohuni që pajisja niveluar mirë dhe
mbylleni derën plotësisht. Nëse pajisja është
e niveluar saktë, dera nuk prek asnjërën nga
anët e dollapit anësor. Nëse dera nuk mbyllet
saktë, lironi ose shtrëngoni këmbëzat e
rregullueshme derisa pajisja të jetë në nivel.
Lidhja e ujit
Zorra e hyrjes së ujit
Lidheni pajisjen me një furnizim uji të nxehtë
(max. 60°) ose të ftohtë.
Nëse uji i nxehtë vjen nga burime alternative
energjie që janë më të padëmshme për
ambientin (p.sh. panele diellore ose
fotovoltaike dhe aeolian), përdorni një
furnizues uji të nxehtë për të ulur konsumin e
energjisë.
Lidhni zorrën në një rubinet uji me një fileto të
jashtme prej 3/4".
Kujdes Mos përdorni zorra nga një
pajisje e vjetër.
Presioni i ujit duhet të jetë brenda kufijve
(referojuni "Specifikimet Teknike. Sigurohuni
që autoritetet lokale të ujësjellësit t'ju
informojnë mbi presionin mesatar në zonën
tuaj.
Sigurohuni që zorra e hyrjes së ujit të mos
ketë përdredhje dhe të mos jetë e shkelur
apo e përthyer.
Mbërthejeni mirë dadon mbërthyese për të
shmangur rrjedhje të ujit.
Kujdes Mos e lidhni pajisjen me tuba të
rinj apo tuba të papërdorur për një kohë
të gjatë. Lëreni ujin të rrjedhë për disa
minuta, më pas lidhni zorrën.
Zorra e hyrjes së ujit është me dy pjesë dhe
ka një kabllo të brendshëm dhe një valvul
sigurie. Zorra e hyrjes së ujit është nën
presion vetëm ndërkohë që rrjedh ujë në të.
18 electrolux
Page view 17
1 2 ... 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24

Comments to this Manuals

No comments