Electrolux ESL65070R User Manual Page 2

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 20
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 1
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë 2
Përshkrim i produktit 5
Paneli I kontrollit 5
Përpara përdorimit të parë 7
Vendosja e zbutësit të ujit 7
Përdorimi I kripës në enëlarëse 8
Përdorimi I detergjentit dhe shpëlarësit
9
Funksioni I shumëfishtë 9
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
10
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
10
Programet e larjes 11
Kujdesi dhe pastrimi 12
Si të veprojmë nëse… 13
Të dhëna teknike 16
Probleme që lidhen me mjedisin 16
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni me
kujdes këtë manual:
Për sigurinë tuaj personale dhe sigurinë e
pronës tuaj.
Për të respektuar mjedisin,
Për funksionimin e saktë të pajisjes.
Këto udhëzime mbajini gjithnjë së bashku me
pajisjen edhe kur ndërroni shtëpi ose kur e
shisni atë.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse një
instalim ose përdorim i pasaktë shkakton
dëmtim.
Siguria e fëmijëve dhe e personave të
pambrojtur
Mos lejoni përdorimin e pajisjes nga
personat, përfshirë fëmijët, me ndijime
fizike të reduktuara, me funksione të
reduktuara mendore ose me mungesë
përvoje dhe njohurish. Këta njerëz duhet të
jenë nën mbikëqyrje ose të udhëzohen për
përdorimin e pajisjes nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes ose
lëndimeve fizike.
Mbajini të gjithë detergjentët në një vend të
sigurt. Mos i lejoni fëmijët të prekin
detergjentët.
Mbajini fëmijët dhe kafshët e vogla larg
enëlarëses gjatë kohës që dera e saj është
e hapur.
Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje. Ekziston rreziku i lëndimit dhe i
dëmtimit të pajisjes.
Ndiqni udhëzimet e sigurisë nga prodhuesi
i detergjentit të enëlarëses për të
parandaluar djegien në sy, në gojë dhe në
grykë.
Mos e pini ujin nga pajisja. Mbetjet e
detergjentit mund të qendrojnë në pajisjen
tuaj.
Mbylleni gjithnjë derën pasi ta keni
mbushur dhe zbrazur pajisjen për të
parandaluar lëndimet ose për të
parandaluar dikë që të rrëzohet te dera e
hapur.
Mos u ulni ose mos peshoni mbi derën e
hapur.
Përdorimi
Pajisja është vetëm për përdorim shtëpiak.
Mos e përdorni pajisjen për qëllime
tregtare dhe industriale ose për përdorime
të tjera.
Mos e përdorni pajisjen për përdorime të
tjera përveç atij për të cilin është krijuar. Ju
do të shmangni lëndimet fizike ndaj
personave ose dëmtimet e pronës.
Përdoreni pajisjen vetëm për të larë enët
shtëpiake të kuzhinës, të përshtatshme
për larjen në enëlarëse.
Mos vendosni produkte që marrin flakë
ose sende që janë të lagura me produkte
2 electrolux
Page view 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 19 20

Comments to this Manuals

No comments