Electrolux EW8F228S User Manual Page 29

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 28
KUJDES!
Mos përdorni alkool, tretës
boje ose produkte kimike.
KUJDES!
Mos pastroni sipërfaqet
metalike me detergjent me
bazë klori.
13.2 Heqja e çmërsit
Nëse fortësia e ujit në zonën
tuaj është e lartë ose
mesatare, rekomandojmë që
të përdorni produkt zbutjeje
uji për lavatriçe.
Kontrollojeni kazanin rregullisht për të
kontrolluar për çmërs.
Detergjentet standarde përmbajnë
agjentë për zbutjen e ujit, por
rekomandojmë që herë pas here të vini
në punë një cikël me kazan bosh dhe një
produkt kundër çmërsit.
Zbatoni gjithmonë udhëzimet
që gjeni tek ambalazhi i
produktit.
13.3 Larja e mirëmbajtjes
Përdorimi i përsëritur dhe i zgjatur i
programeve me temperaturë të ulët
mund të shkaktojë depozitime të
detergjenteve, mbetje pushi, rritje të
baktereve brenda kazanit. Kjo mund të
krijojë aroma të këqija dhe myk. Për të
eliminuar depozitimet dhe për të pastruar
pjesën e brendshme të pajisjes, aplikoni
një larje mirëmbajtjeje rregullisht (të
paktën një herë në muaj).
Referojuni kapitullit "Pastrimi
i kazanit".
13.4 Guarnicioni i derës me
filtër me buzë të dyfishtë
Kjo pajisje është projektuar me një
sistem vetëpastrues me shkarkim, që
lejon që fibrat e lehta të pushit që bien
nga rrobat të shkarkohen jashtë bashkë
me ujin, në mënyrë të tillë që të mos jetë
nevoja që klienti të hyjë në këtë zonë
rregullisht për mirëmbajtje dhe pastrim.
Kontrolloni rregullisht guarnicionin dhe
hiqni të gjitha objektet nga pjesa e
brendshme. Monedhat, butonat, objektet
e tjera të vogla që harrohen në xhepat e
rrobave, depozitohen gjatë ciklit të larjes
në një filtër special me buzë të dyfishta
në guarnicionin e derës, ku mund të
merren më pas në fund të ciklit.
13.5 Pastrimi i kazanit
Kontrollojeni kazanin rregullisht për të
parandaluar depozitimet e padëshiruara.
Në kazan mund të formohen
grumbullime ndryshku si pasojë e
ndryshkjes së trupave të huaj nga larja
apo nga uji i rubinetit që përmban hekur
Pastroni kazanin me produkte speciale
për çelik inoks.
Zbatoni gjithmonë udhëzimet
që gjeni tek ambalazhi i
produktit.
Mos e pastroni kazanin me
produkte acide për heqjen e
çmërsit, produkte gërryese
që përmbajnë klor ose hekur
apo me lesh teli.
Për pastrim të plotë:
1. Nxirrni të gjitha rrobat nga kazani.
2. Vini në punë një program Cotton
me temperaturën më të lartë.
3. Shtoni një sasi të vogël detergjenti
pluhur në kazanin bosh, për të
shpëlarë mbetjet që mund të mbetur.
SHQIP 29
Page view 28
1 2 ... 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments