Electrolux EWF1076GDW User Manual Page 5

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 48
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 4
Lidhja e ujit
Sigurohuni që të mos dëmtoni tubat e
ujit.
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e
furnizimit me ujë duke përdorur pajisjet
e dhëna të zorrëve. Pajisjet e vjetra të
zorrëve nuk duhet të ripërdoren.
Përpara se ta lidhni pajisjen në tuba të
rinj ose në tuba që nuk janë përdorur
për një kohë të gjatë, lëreni ujin të
rrjedhë derisa ai të pastrohet.
Herën e parë që do të përdorni pajisjen,
sigurohuni që të mos ketë asnjë
rrjedhje.
2.2 Përdorimi
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi, goditjeje elektrike,
zjarri, djegieje ose dëmtimi të
pajisjes.
Përdoreni këtë pajisje në mjedis
shtëpiak.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Zbatoni udhëzimet e sigurisë
ambalazhin e detergjentit.
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
Mos e prekni xhamin e derës gjatë
kohës që pajisja është në punë e sipër.
Xhami mund të jetë i nxehtë.
Sigurohuni që të keni hequr të gjitha
objektet metalike nga rrobat.
Mos vendosni një enë për të
grumbulluar ujin që mund të rrjedhë nën
pajisje. Kontaktoni me shërbimin për t'u
siguruar se cilët aksesorë mund të
përdoren.
2.3 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi ose dëmtim i
pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga
priza.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull
për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë
të lagësht. Përdorni vetëm detergjent
neutral. Mos përdorni produkte
gërryese, materiale pastruese të
ashpra, tretës ose objekte metalike.
2.4 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
elektrik.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake.
SHQIP 5
Page view 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 47 48

Comments to this Manuals

No comments