Electrolux EWF12270W User Manual Page 15

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 76
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 14
Kujdesi dhe pastrimi
Paralajmërim Duhet të shkëputni
pajisjen nga ushqimi me energji, përpara
se ta pastroni atë apo të kryeni procese
mirëmbajtjeje.
Zbutja e ujit
Uji që përdorim normalisht përmban gëlqere.
Nuk do të ishte keq që herë pas herë të
përdorni në pajisje pluhur zbutës për ujin.
Bëjeni këtë veçmas procesit të larjes së
teshave, dhe duke ndjekur udhëzimet e
prodhuesit të pluhurit zbutës. Kjo do t'ju
ndihmojë të parandaloni formimin dhe
depozitimeve të gëlqeres.
Pas çdo larjeje
Lëreni derën hapur për pak kohë. Kjo
ndihmon në parandalimin e erërave të
pakëndshme që formohen brenda në pajisje.
Duke e mbajtur derën hapur pas çdo larjeje,
ju konsumoni më pak edhe guarnicionin e
derës.
Larja e mirëmbajtjes
Me përdorimin e larjeve me temperatura të
ulëta, është e mundur që brenda në kazan të
grumbullohen mbetje.
Ju këshillojmë që të kryeni rregullisht larje
mirëmbajtjeje.
Për të realizuar një larje mirëmbajtjeje:
Kazani duhet të jetë pa tesha.
Përzgjidhni programin më të nxehtë të
larjes së të pambuktave.
Përdorni një masë normale detergjenti, i cili
duhet të jetë në trajtë pluhuri me përbërës
biologjikë.
Pastrimi i jashtëm
Pastroni pjesën e jashtme të pajisje vetëm
me ujë dhe sapun, dhe më pas thajeni atë
mirë.
E rëndësishme Mos përdorni tretës boje,
tretës ose produkte të ngjashme për të
pastruar mbulesën e pajisjes.
Pastrimi i sirtarit të detergjentit
Sirtari i dhomëzës së detergjentit duhet të
pastrohet rregullisht.
1. Hiqni sirtarin e dhomëzës së detergjentit
duke e tërhequr atë fort. Hiqni çdo gjurmë
të pluhurit të grumbulluar. Për të
ndihmuar pastrimin, pjesa e sipërme e
dhomëzës së produkteve suplementare
duhet të hiqet.
2. Hiqni futësin e sirtarit nga dhomëza e
mesit.
3. Pastroni të gjitha pjesët me ujë.
4. Vendoseni futësin e sirtarit sa mund të
shkojë, me qëllim që të zërë vend si duhet
5. Pastroni të gjitha pjesët e lavatriçes,
veçanërisht vrimat në krye të dhomëzës
së larjes, me një furçë.
electrolux 15
Page view 14
1 2 ... 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 ... 75 76

Comments to this Manuals

No comments