Electrolux EWT9125W User Manual Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 72
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon duke e kapur nga spina.
Mos e prekni kabllon kryesore ose spinën
e rrymës me duar të lagura.
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
Lidhja e ujit
Sigurohuni që të mos dëmtoni zorrët e
ujit.
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin e
furnizimit me ujë duke përdorur pajisjet e
dhëna të zorrëve. Pajisjet e vjetra të
zorrëve nuk duhet të ripërdoren.
Përpara se ta lidhni pajisjen në tuba të rinj
ose në tuba që nuk janë përdorur për një
kohë të gjatë, lëreni ujin të rrjedhë derisa
ai të pastrohet.
Herën e parë që do të përdorni pajisjen,
sigurohuni që të mos ketë asnjë rrjedhje.
PËRDORIMI
Paralajmërim Rrezik lëndimi, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose dëmtimi të
pajisjes.
Përdoreni këtë pajisje vetëm në mjedis
shtëpiak.
Zbatoni udhëzimet e sigurisë në
ambalazhin e detergjentit.
Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi pajisje.
Sigurohuni që të keni hequr të gjitha
objektet metalike nga rrobat.
Mos vendosni një enë për të grumbulluar
ujin që mund të rrjedhë nën pajisje.
Kontaktoni me shërbimin për t'u siguruar
se cilët aksesorë mund të përdoren.
KUJDESI DHE PASTRIMI
Paralajmërim Rrezik lëndimi ose
dëmtim i pajisjes.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull
për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të
lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte
gërryese, materiale pastruese të ashpra,
tretës ose objekte metalike.
HEDHJA E PAJISJES
Paralajmërim Rrezik lëndimi ose
mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
elektrik.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të parandaluar
bllokimin brenda pajisjes të fëmijëve dhe
të kafshëve shtëpiake.
SERVISI
Kontaktoni me Shërbimin për të riparuar
pajisjen. Rekomandojmë përdorimin
vetëm të pjesëve origjinale të këmbimit.
4 electrolux
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 71 72

Comments to this Manuals

No comments