Electrolux EWX14550W User Manual Page 6

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 5
5
Butoni KOHA E THARJES
6 Butoni SHTYRJA E PROGRAMIT
7 Ekrani
8 Butoni START/PAUZË
9 Drita treguese e derës së bllokuar
10
Butonat E KOHËMATËSIT
Çelësi përzgjedhës i programit
Ju lejon që të ndizni/fikni pajisjen dhe/ose të
zgjidhni programin.
Temperatura
Ky buton ju mundëson rritjen dhe uljen e
temperaturës së larjes.
Butoni i Uljes së Rrotullimeve
Duke e shtypur këtë buton mund të
ndryshoni shpejtësinë e rrotullimeve për
programin e zgjedhur.
Shpëlarje me pushim
Duke zgjedhur këtë funksion, uji i shpëlarjes
së fundit nuk zbrazet për të parandaluar
zhubrosjen e teshave. Para se të hapni derën
do të jetë e domosdoshme të zbrazni ujin.
Për të zbrazur ujin, ju lutemi të lexoni
paragrafin "Në përfundim të programit.
Pa shtrydhje
Duke zgjedhur këtë opsion, të gjitha fazat e
rrotullimit nuk kryhen dhe zëvendësohen nga
kullimi i ujit, për të mos zhubrosur teshat.
Rekomandohet për rrobat tepër delikate. Në
disa programe shpëlarjet do të bëhen me më
shumë ujë.
Shpëlarja Shtesë
Kjo pajisje është projektuar për të kursyer
energji. Nëse është e nevojshme të shpëlani
teshat duke përdorur një sasi shtesë uji
(shpëlarja shtesë), zgjidheni këtë
përzgjedhje. Do të pasojnë disa shpëlarje
shtesë. Kjo përzgjedhje këshillohet për
njerëzit që janë alergjikë ndaj detergjenteve,
si dhe për zonat ku uji është shumë i butë.
Koha e Tharjes
Nëse dëshironi të realizoni një program
tharës me kohë, shtypeni këtë buton derisa
koha që dëshironi për tharjen të shfaqet në
ekran, sipas llojit të teshave (të pambukta ose
sintetike) që do të thani. Për të Pambuktat
mund të zgjidhni një kohë tharjeje nga 10
minuta deri në 250 minuta (4.10). Për
Sintetiket mund të zgjidhni një kohë tharjeje
nga 10 minuta deri në 130 minuta (2.10). Çdo
herë që të shtypni këtë buton, koha e tharjes
rritet me 5 minuta.
Butoni i shtyrjes së fillimit të programit
Programi mund të shtyhet nga 30 min - 60
min - 90 min, 2 orë dhe më pas duke lëvizur
me hapa 1 orësh deri në një maksimum prej
20 orësh me anë të këtij butoni.
Butoni Aktivizo Ndërprit
Ky buton ju mundëson aktivizimin ose
ndërprerjen e programit të përzgjedhur.
Butoni i Rregullimit të Kohës
Këta butona ju mundësojnë të modifikoni
kohëzgjatjen e programit që shfaqet
automatikisht në pajisje.
Drita treguese e derës së kyçur
Drita treguese 9 ndizet kur programi fillon dhe
tregon nëse dera mund të hapet ose jo:
drita ndezur: dera nuk mund të hapet.
Pajisja në punë ose ka ndaluar me ujë të
ngelur në kazan.
drita ndezur: dera mund të hapet.
Programi ka mbaruar ose uji është zbrazur
plotësisht.
drita duke pulsuar: dera po hapet
6 electrolux
Page view 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments