Electrolux KGS6404SX User Manual Page 7

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 40
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 6
Kjo mund të shkaktojë njolla pa
shkëlqim.
Çngjyrimi i emalimit ose i inoksit nuk
ndikon në funksionimin e pajisjes.
2.5 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Mos i hiqni butonat, çelësat
apo guarnicionet nga paneli i
kontrollit. Mund të futet ujë
brenda pajisjes dhe të
shkaktojë dëmtim.
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
Çaktivizojeni pajisjen dhe lëreni të
ftohet para se ta pastroni.
Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni
pajisjen nga energjia elektrike.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe
avull për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale të
ashpra pastruese, tretës ose objekte
metalike.
Mos i pastroni vatrat në enëlarëse.
2.6 Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
2.7 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose
mbytjeje.
Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj
për t'u informuar mbi mënyrën e
duhur të hedhjes së pajisjes.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
Shtypni tubat e jashtëm të gazit.
3. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
3.1 Përpara instalimit
Përpara se të instaloni vatrën, shkruani
informacionin e mëposhtëm nga pllaka e
specifikimeve. Pllaka e specifikimeve
gjendet në pjesën e poshtme të vatrës.
Modeli .......................................
PNC .........................................
Numri i serisë ...........................
3.2 Lidhja e gazit
PARALAJMËRIM!
Udhëzimet e mëposhtme
lidhur me instalimin dhe
mirëmbajtjen duhet të
kryhen nga një personel i
kualifikuar dhe në përputhje
me standardet dhe rregullat
vendore në fuqi.
Zgjidhni lidhje të palëvizshme ose
përdorni një tub fleksibël prej inoksi në
përputhje me rregulloren në fuqi. Nëse
përdorni tuba metalikë fleksibël, bëni
kujdes që ata të mos bien në kontakt me
pjesët e lëvizshme ose që të mos
shtypen. Gjithashtu, kini kujdes kur
pianura vendoset bashkë me furrën.
Sigurohuni që presioni i
furnizimit me gaz të pajisjes
të përputhet me vlerat e
rekomanduara. Lidhja e
rregullueshme fiksohet në
pjerrësinë e zakonshme
nëpërmjet një dadoje të
filetuar G 1/2". Vidhosini
pjesët pa ushtruar forcë,
rregullojeni lidhjen në
drejtimin e duhur dhe
shtrëngoni çdo gjë.
SHQIP 7
Page view 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 39 40

Comments to this Manuals

No comments