PJESA E GJASHTË: PARA SE TË THIRRNI SERVISERIN
Si të veproni nëqoftëse frigoriferi juaj nuk funksionon? Kontroloni këto:
• Mos nu ka energji elektrike?
• Mos është shkyçur siguresa kryesore, resp. tasti mbrojtës në shtëpinë tuaj?
• Mos është termostati i rregulluar në pozicion 0?
• A punon priza? Këte e kontroloni ashtu, që në prizën e njejtë të kyçni aparat tjetër për të cilin e
dini se ai funksionon.
Si të veproni nëqoftëse frigoriferi funksionon dobët? Kontroloni këto:
• A e keni tejngarkuar aparatin?
• A është dera krejtësisht e mbyllur?
• A mos ka në kondensator pluhur?
• A ka mjaft hapësirë pas dhe anash frigoriferit?
Si të veproni nëqoftëse frigoriferi i juaj bën shum zhurmë?
Gazi për ftohje i cili qarkullon nëpër instalim të frigoriferit mund të bëjë kështu zhurmë (zhurmë e
ngjasjhme me flluska) edhe kur nuk funksionon kompresori. Për këte zë nuk nevojitet të
brengoseni, sepse ai është krejtësisht i zakonshëm. Por, nëqoftëse zhurma është e ndryshme,
atëherë kontroloni:
• a është aparati i barazpeshuar mirë;
• a preket ose fërkohet pjesa e pasme e aparatit me ndonjë send ose murinë;
• a vibron ndonjë pjesë e aparatit.
Rekomandime
• Nëqoftëse aparatin nuk e përdorni gjatë kohë (p.sh. gjatë pushimeve verore), ate shkyçni nga
rrjeta elektrike, pastaj pastrojeni dhe lejeni derën e hapur, që të parandaloni shkaktimin e mykut,
resp. nxjerrnja.
• Kur dëshironi krejtësisht të ndaloni funksionimin e aparatit, ate e shkyçni nga rrjeta elektrike
(para fillimit të pastrimit dhe kur tentoni të leni derën e hapur).
13
Comments to this Manuals