• Mos provoni kurrë që ta fikni zjarrin me ujë, por fikni
pajisjen dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me një
kapak ose me batanije kundër zjarrit.
• Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit.
• Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar
pajisjen.
• Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe
kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e
vatrës, sepse mund të nxehen.
• Nëse sipërfaqja prej qeramike xhami kriset, fikeni
pajisjen për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike.
• Pas përdorimit, fikini elementët e vatrës me kontrollet e
saj dhe mos u mbështetni te funksionimi i detektorit të
enëve.
2.
UDHËZIME PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instaloj këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisjen të dëmtuar.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet
dhe njësitë e tjera.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
• Mbyllini sipërfaqet e prera me një
izolues për të mos lejuar që lagështira
të shkaktoj fryrje.
• Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes
nga avulli dhe lagështira.
• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve
ose nën dritare. Duke vepruar kështu
do të parandaloni rënien e enëve të
nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet
dera ose dritarja.
• Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë
sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të
sipërm, të jetë e mjaftueshme për
qarkullimin e ajrit.
• Sigurohuni që te hapësira e ventilimit
prej 2 mm, mes sipërfaqes së gatimit
dhe pjesës ballore të njësisë nën të, të
qëndrojë e lirë. Garancia nuk mbulon
gjithmonë dëmtimet e shkaktuara nga
mungesa e hapësirës së mjaftueshme
të ventilimit.
• Pjesa e poshtme e pajisjes mund të
nxehet. Rekomandojmë që të instalohet
një panel ndarës me material që nuk
digjet poshtë pajisjes për të parandaluar
arritjen e pjesës së poshtme.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
4
www.electrolux.com
Comments to this Manuals