• Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe
kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e
vatrës, sepse mund të nxehen.
• Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar
pajisjen.
• Pas përdorimit, fikini elementët e vatrës me kontrollet
e saj dhe mos u mbështetni te funksionimi i detektorit
të enëve.
• Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni
pajisjen për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike.
• Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose
persona të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instalojë
këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet
dhe njësitë e tjera.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
• Mbyllini sipërfaqet e prera me një
izolues për të mos lejuar që lagështira
të shkaktojë fryrje.
• Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes
nga avulli dhe lagështira.
• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve
ose nën dritare. Duke vepruar kështu
do të parandaloni rënien e enëve të
nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet
dera ose dritarja.
• Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë
sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të
sipërm, të jetë e mjaftueshme për
qarkullimin e ajrit
• Pjesa e poshtme e pajisjes mund të
nxehet. Sigurohuni që të instalohet
një panel ndarës me material që nuk
digjet poshtë pajisjes për të
parandaluar arritjen e pjesës së
poshtme.
• Sigurohuni që te hapësira e ventilimit
prej 2 mm, mes sipërfaqes së gatimit
dhe pjesës ballore të njësisë nën të,
të qëndrojë e lirë. Garancia nuk
mbulon gjithmonë dëmtimet e
shkaktuara nga mungesa e hapësirës
së mjaftueshme të ventilimit.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Përpara se të kryeni ndonjë veprim,
sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur
nga rryma.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
www.electrolux.com4
Comments to this Manuals