Electrolux EKK64981OX User Manual Page 10

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 84
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 9
4.3 Ngrohja paraprake
Ngroheni paraprakisht furrën bosh
përpara përdorimit të parë.
Për funksionin: PlusSteam
referojuni "Aktivizimi i
funksionit : PlusSteam".
1. Vendosni funksionin dhe
temperaturën maksimale.
2. Lëreni furrën të punojë për 1 orë.
3. Vendosni funksionin
dhe vendosni
temperaturën maksimale.
Temperatura maksimale për këtë
funksion është 210°C.
4. Lëreni furrën të punojë për 15
minuta.
5. Vendosni funksionin , shtypni
butonin Plus Steam dhe vendosni
temperaturën maksimale.
6. Lëreni furrën të punojë për 15
minuta.
7. Fikeni furrën dhe lëreni të ftohet.
Aksesorët mund të nxehen më shumë
sesa zakonisht. Furra mund të nxjerrë
erë të keqe dhe tym. Sigurohuni që të
ketë ajrosje të mjaftueshme në dhomë.
5. VATRA E GATIMIT - PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Ndezja e vatrës së pianurës
Ndizni gjithnjë vatrën
përpara se të vendosni enët
mbi të.
PARALAJMËRIM!
Bëni shumë kujdes kur
përdorni zjarr të hapur në
mjedisin e kuzhinës.
Prodhuesi nuk mban asnjë
përgjegjësi në rast se flaka
keqpërdoret.
1. Rrotulloni çelësin e pianurës në
drejtim të kundërt të akrepave të orës
deri në pozicionin me qarkullim
maksimal të gazit dhe shtyjeni
poshtë për të ndezur vatrën.
2. Mbani shtypur çelësin e pianurës për
10 ose më pak sekonda për të
mundësuar ngrohjen e termoçiftit. Në
të kundërt, furnizimi me gaz
ndërpritet.
3. Rregullojeni flakën pasi të ndizet
normalisht.
PARALAJMËRIM!
Mos e mbani çelësin të
shtypur për më shumë se 15
sekonda. Nëse vatra nuk
ndizet pas 15 sekondash,
lëshoni çelësin, rrotullojeni
në pozicionin e fikjes dhe
prisni të paktën 1 minutë
përpara se të provoni të
rindizni vatrën.
Nëse pas disa përpjekjesh
vatra nuk ndizet, kontrolloni
nëse kurora dhe kapaku i saj
janë vendosur mirë.
Në mungesë të korrentit
mund ta ndizni vatrën pa
pajisje elektrike. Në rast të
tillë, afroni një flakë te vatra,
shtypni çelësin përkatës dhe
rrotullojeni në pozicionin
maksimal. Mbajeni çelësin të
shtypur për 10 ose më pak
sekonda që ta lini termoçiftin
të ngrohet.
Nëse vatra fiket
aksidentalisht, kthejeni
çelësin në pozicionin e fikjes
dhe riprovoni ta ndizni sërish
pas të paktën 1 minute.
www.electrolux.com10
Page view 9
1 2 ... 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 ... 83 84

Comments to this Manuals

No comments