
Instalimi
Kujdes Lexoni me kujdes kapitullin "Të
dhëna për sigurinë" për sigurinë tuaj si dhe
për një përdorim të saktë të pajisjes, përpara se të
instaloni atë.
Pozicionimi
Instalojeni këtë pajisje në një vend ku temperatura
e ambientit përputhet me klasën e klimës që
tregohet në tabelën e vlerave në pajisje:
Klasa e
klimës
Temperatura e ambientit
SN +10°C deri + 32°C
N +16°C deri + 32°C
ST +16°C deri + 38°C
T +16°C deri + 43°C
Nivelimi
Kur vendosni pajisjen sigurohuni që ajo të jetë në
nivel. Kjo mund të arrihet nga dy këmbë të
rregullueshme në fund përpara (2). Nëse është e
domosdoshme rregulloni këmbët duke hequr
ndarësin (1).
1
2
Vendndodhja
Pajisja duhet të instalohet larg burimeve të
nxehtësisë si radiatorët, bojlerët, drita direkte e
diellit, etj. sigurohuni që ajri të qarkullojë lirisht rreth
pjesës së pasme të raftit. Për të siguruar
performancë më të mirë, nëse pajisja vendoset
poshtë një njësi që varet në mur, distanca minimale
midis pjesës së sipërme të raftit dhe njësisë në mur
duhet të jetë 100 mm. Në mënyrë ideale,
megjithatë, pajisja nuk duhet të vendoset poshtë
njësive të murit që varen. Nivelimi i saktë sigurohet
nga një ose më shumë këmbë të rregullueshme në
bazën e raftit.
Nëse rafti është vendosur në një qoshe dhe ana
me menteshat me drejtim nga muri, distanca midis
murit dhe raftit duhet të jetë të paktën 10 mm që
të lejojë derën që të hapet në mënyrë të
mjaftueshme me qëllim që raftet mund të hiqen.
Paralajmërim Duhet të jetë e mundur të
shkëputet pajisja nga furnizimi me energji
elektrike; spina si rrjedhim të jetë lehtësisht e
arritshme pas montimit të pajisjes.
15mm
15mm 100mm
Ndryshimi i drejtimit të derës
E rëndësishme Për të kryer veprimet e
mëposhtme, ne u sugjerojmë që kjo të bëhet me
një person tjetër që do i mbajë fort dyert e pajisjes
gjatë këtyre veprimeve.
Për të ndryshuar drejtimin e hapjes së derës, ndiqni
këta hapa:
1. Shkëputeni pajisjen nga priza.
2. Anojeni prapa pajisjen me kujdes me qëllim që
kompresori të mos e prekë dyshemenë.
3. Zhvidhosni të dyja vidhat e këmbëve të
rregullueshme.
4. Zhvidhosni vidhat e menteshës së fundit të
derës. Hiqni menteshën. Vendosni kapësen
në drejtimin e shigjetës.
6 electrolux
Comments to this Manuals