Electrolux ESF63021 User Manual Page 16

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 88
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 15
Ndiqni këta hapa për të hequr planin e
punës së pajisjes:
1. Hiqni vidhat e pasme (1).
2. Tërhiqeni planin e punës nga pas pajisjes
(2).
3. Ngrijeni planin e punës dhe lëvizeni nga
vrimat e përparme (3).
4. Përdorni këmbëzat e rregullueshme për
të rregulluar nivelimin e pajisjes.
5. Montojeni pajisjen nën planin e punës së
kuzhinës. Sigurohuni që në zorrat e ujit
nuk ka përdredhje e që nuk janë të
shtypura.
Nëse është i nevojshëm një riparim, pajisja
duhet të jetë lehtësisht e arritshme për
inxhinierin. Montojeni planin e punës së
pajisjes tek pajisja nëse dëshironi ta përdorni
enëlarësen si pajisja të mëvetësishme.
Bazamenti i pajisjeve të mëvetësishme nuk
është i rregullueshëm.
Rregullimi i nivelit të pajisjes
Sigurohuni që pajisja niveluar mirë dhe
mbylleni derën plotësisht. Nëse pajisja është
e niveluar saktë, dera nuk prek asnjërën nga
anët e dollapit anësor. Nëse dera nuk mbyllet
saktë, lironi ose shtrëngoni këmbëzat e
rregullueshme derisa pajisja të jetë në nivel.
Lidhja e ujit
Tubi i futjes së ujit
Lidh pajisjen te një furnizim me ujë të nxehtë
(maks. 60°) ose të ftohtë.
Nëse uji i nxehtë vjen nga burime alternative
energjie që janë më të mirë për mjedisin
(p.sh. panele diellore ose fotovoltaike dhe me
erë), përdorni një furnizim uji të ngrohtë për
të ulur konsumin e energjisë.
Lidhni tubin e futjes te një rubinet uji me një
fill të jashtëm prej ¾".
Kujdes Mos përdorni tubat e lidhjes nga
një pajisje e vjetër.
Presioni i ujit duhet të jetë në kufi (referojuni
kapitullit 'Të dhënat teknike'). Sigurohuni që
autoriteti lokal i ujit t'ju japë presionin mesatar
të rrjetit në zonën tuaj.
Sigurohuni që të mos ketë përdredhje në
tubin e futjes së ujit dhe që tubi i futjes së ujit
të mos shtypet ose kokolepset.
Rrotulloni tubin e futjes majtas ose djathtas
për të përshtatur instalimin me dadon
mbyllëse. Përshtatni dadon mbyllëse saktë
për të parandaluar rrjedhjet e ujit.
Kujdes Mos e lidhni pajisjen te tubat e
reja ose tubat që nuk janë përdorur për
një kohë të gjatë. Lëreni ujin të rrjedhë
për disa minuta, pastaj lidhni tubin hyrës.
Zorra e kullimit
1. Lidhni zorrën e kullimit të ujit me rubinetin
dhe mbërthejeni në sipërfaqen e punës.
Kjo parandalon që uji i ndotur i lavamanit
të kthehet në pajisje.
2. Lidheni zorrën e kullimit të ujit në një gyp
të qëndrueshëm me vrimë për ventilim
(diametri i brendshëm minimal 4 cm).
max 85 cm
min 40 cm
max 400 cm
16 electrolux
Page view 15
1 2 ... 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 ... 87 88

Comments to this Manuals

No comments