Electrolux ESF8635ROX User Manual Page 20

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 28
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 19
4. Për të instaluar krahun spërkatës
sërish, shtypeni krahun spërkatës lart
dhe njëkohësisht rrotullojeni në
drejtim të kundërt të akrepave të orës
derisa të ngecë në vend.
11.3 Pastrimi i brendshëm
Pastroni me kujdes pajisjen me një
leckë të butë e të njomë, duke
përfshirë llastikun prej gome të derës.
Për të ruajtur performancën e pajisjes
suaj, përdorni një produkt specifik
pastrimi për lavastoviljet të paktën një
herë në muaj. Ndiqni me kujdes
udhëzimet në paketimin e produktit.
Mos përdorni produkte gërryese,
sfungjerë pastrues gërryes, mjete të
mprehta, lëndë kimike të forta,
materiale pastruese të ashpra ose
tretës.
Përdorimi i programeve me
kohëzgjatje të shkurtër rregullisht
mund të shkaktojë akumulim të
yndyrës dhe çmërsit brenda në
pajisje. Vini në punë programe me
kohëzgjatje të gjatë të paktën dy herë
në muaj për të parandaluar
akumulimin.
11.4 Pastrimi i jashtëm
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale.
Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra ose
tretës.
12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Riparimi i pasaktë i pajisjes
mund të sjellë rrezik për
sigurinë e përdoruesit. Çdo
riparim duhet kryer vetëm
nga personeli i kualifikuar.
Shumica e problemeve që mund të
ndodhin mund të zgjidhen pa nevojën
e një qendre të autorizuar shërbimi.
Referojuni tabelës së mëposhtme për
informacion rreth problemeve të
mundshme.
Për disa probleme, ekrani tregon kodin e
alarmit.
www.electrolux.com20
Page view 19
1 ... 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28

Comments to this Manuals

No comments