Electrolux EW7F249S User Manual Page 7

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 6
5. Hiqni mbrojtësen prej polistireni nga pjesa
e poshtme. Vendoseni pajisjen pas në
pozicion vertikal.
1
2
6. Hiqni kabllon e furnizimit me energji dhe
zorrën e shkarkimit nga mbajtëset e zorrës.
Ka mundësi të shihni të derdhet ujë nga zorra
e shkarkimit. Kjo ndodh sepse lavatriçja është
testuar në fabrikë.
7. Hiqni tre bulonat e transportit dhe nxirrni
jashtë distancatorët plastikë.
8. Vendosni nëpër vrima tapat plastike që do
të gjeni në qesen e manualit të përdorimit.
Rekomandojmë që të
mbani të gjithë ambalazhin
dhe bulonat e transportit
për çdo rast kur ju duhet
ta transportoni pajisjen.
3.2 Informacion për instalimin
1. Pozicionimi dhe nivelimi
Rregullimi i saktë i pajisjes në nivelim,
parandalon dridhjen, zhurmën dhe
lëvizjen e pajisjes gjatë kohës që është
në përdorim.
1. Instalojeni pajisjen mbi një dysheme të
fortë e të sheshtë. Pajisja duhet të jetë e
niveluar dhe e palëvizshme. Kontrolloni
që pajisja të mos prekë murin apo pajisje
të tjera dhe që të ketë qarkullim të ajrit
poshtë pajisjes.
2. Lironi ose shtrëngoni këmbëzat për të
rregulluar nivelin. Të gjitha këmbët duhet
të qëndrojnë mirë mbi dysheme.
x4
PARALAJMËRIM!
Mos vendosni karton, dru
apo materiale të tjera poshtë
këmbëzave të pajisjes për të
rregulluar nivelin.
2. Zorra e furnizimit me ujë
SHQIP 7
Page view 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments