Electrolux EWW126410W User Manual Page 21

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 64
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 20
Kujdes Mos përdorni asnjë
mekanizëm/enë dozimi kur
realizoni një program larjeje dhe
tharjeje.
1. Futja e veshjeve në pajisje.
2. Shtoni detergjentin dhe zbutësin e
rrobave.
3. Ndizni pajisjen duke e rrotulluar çelësin
përzgjedhës në programin e
përzgjedhur të larjes/veshjes.
4. Zgjidhni opsionet e kërkuara duke
shtypur butonat përkatës.
Nëse është e mundur, mos zgjidhni një
shpejtësi centrifugimi më të ulët se ajo
e këshilluar nga pajisja, për të
shmangur kohë tharjeje shumë të gjatë
duke kursyer kështu energji.
Në çdo rast, ulja e shpejtësisë së
centrifugimit është e mundur vetëm
pasi të keni zgjedhur tharjen.
5. Zgjidhni kohën e tharjes duke shtypur
butonin 5. Në ekran shfaqet kohëzgjatja
e plotë e ciklit të larjes dhe e ciklit
përzgjedhur të tharjes.
6. Nisni programin duke shtypur butonin
8. Pasi të fillojë programi, koha e
mbetur do të përditësohet çdo minutë.
7. Në fund të programit, rrotullojeni çelësin
përzgjedhës në pozicionin O për të fikur
pajisjen.
8. Nxirrni veshjet nga pajisja.
KUJDESI DHE PASTRIMI
Paralajmërim Duhet të shkëputni
pajisjen nga ushqimi me energji,
përpara se ta pastroni atë apo të kryeni
procese mirëmbajtjeje.
ZBUTJA E UJIT
Uji që përdorim normalisht përmban
gëlqere. Nuk do të ishte keq që herë pas
herë të përdorni në pajisje pluhur zbutës për
ujin. Bëjeni këtë veçmas procesit të larjes
së teshave, dhe duke ndjekur udhëzimet e
prodhuesit të pluhurit zbutës. Kjo do t'ju
ndihmojë të parandaloni formimin dhe
depozitimeve të gëlqeres.
PAS ÇDO LARJEJE
Lëreni derën hapur për pak kohë. Kjo
ndihmon në parandalimin e erërave të
pakëndshme që formohen brenda në
pajisje. Duke e mbajtur derën hapur pas
çdo larjeje, ju konsumoni më pak edhe
guarnicionin e derës.
LARJA E MIRËMBAJTJES
Me përdorimin e larjeve me temperatura të
ulëta, është e mundur që brenda në kazan
të grumbullohen mbetje.
Ju këshillojmë që të kryeni rregullisht larje
mirëmbajtjeje.
Për të realizuar një larje mirëmbajtjeje:
Kazani duhet të jetë pa tesha.
Përzgjidhni programin më të nxehtë të
larjes së të pambuktave.
Përdorni një masë normale detergjenti, i
cili duhet të jetë në trajtë pluhuri me
përbërës biologjikë.
PASTRIMI I JASHTËM
Pastroni pjesën e jashtme të pajisje vetëm
me ujë dhe sapun, dhe më pas thajeni atë
mirë.
E rëndësishme Mos përdorni tretës boje,
tretës ose produkte të ngjashme për të
pastruar mbulesën e pajisjes.
PASTRIMI I SIRTARIT TË
DETERGJENTIT
Sirtari i dhomëzës së detergjentit duhet të
pastrohet rregullisht.
Sirtari i pluhurit larës dhe i solucioneve
shtesë duhet të pastrohet rregullisht.
Nxirreni jashtë sirtarin duke shtypur
kapësen për poshtë dhe duke e tërhequr
atë jashtë.
electrolux 21
Page view 20
1 2 ... 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 ... 63 64

Comments to this Manuals

No comments