5
Butoni KOHA E THARJES
6
Butoni SHTYRJA E PROGRAMIT
7
Ekrani
8
Butoni NIS/NDËRPRIT
9
Drita treguese e derës së kyçur
10
Butonat e RREGULLUESIT TË
KOHËS
ÇELËSI PËRZGJEDHËS I PROGRAMIT
Ky ju mundëson ndezjen dhe fikjen e
pajisjes dhe/ose përzgjedhjen e
programeve.
TEMPERATURA
Ky buton ju mundëson rritjen dhe uljen e
temperaturës së larjes.
BUTONI I ULJES SË RROTULLIMEVE
Duke e shtypur këtë buton mund të
ndryshoni shpejtësinë e rrotullimeve për
programin e zgjedhur.
SHPËLARJE ME PUSHIM
Duke zgjedhur këtë funksion, uji i shpëlarjes
së fundit nuk zbrazet për të parandaluar
zhubrosjen e teshave. Para se të hapni
derën do të jetë e domosdoshme të zbrazni
ujin. Për të zbrazur ujin, ju lutemi të lexoni
paragrafin "Në përfundim të programit.
PA SHTRYDHJE
Duke zgjedhur këtë opsion, të gjitha fazat e
rrotullimit nuk kryhen dhe zëvendësohen
nga kullimi i ujit, për të mos zhubrosur
teshat. Rekomandohet për rrobat tepër
delikate. Në disa programe shpëlarjet do të
bëhen me më shumë ujë.
SHPËLARJA SHTESË
Kjo pajisje është ndërtuar për të kursyer
energji. Nëse është e nevojshme të shpëlani
teshat duke përdorur një sasi shtesë uji
(shpëlarje shtesë), zgjidhni këtë përzgjedhje.
Pajisja do të kryejë disa shtrydhje shtesë.
Kjo përzgjedhje këshillohet për njerëzit që
janë alergjikë ndaj detergjenteve si dhe për
zonat ku uji është shumë i butë.
KOHA E THARJES
Nëse dëshironi të realizoni një program
tharës me kohë, shtypeni këtë buton derisa
koha që dëshironi për tharjen të shfaqet në
ekran, sipas llojit të teshave (të pambukta
ose sintetike) që do të thani. Për të
Pambuktat mund të zgjidhni një kohë
tharjeje nga 10 minuta deri në 250 minuta
(4.10). Për Sintetiket mund të zgjidhni një
kohë tharjeje nga 10 minuta deri në 130
minuta (2.10). Çdo herë që të shtypni këtë
buton, koha e tharjes rritet me 5 minuta.
BUTONI I SHTYRJES SË FILLIMIT TË
PROGRAMIT
Programi mund të shtyhet nga 30 min - 60
min - 90 min, 2 orë dhe më pas duke
lëvizur me hapa 1 orësh deri në një
maksimum prej 20 orësh me anë të këtij
butoni.
BUTONI AKTIVIZO NDËRPRIT
Ky buton ju mundëson aktivizimin ose
ndërprerjen e programit të përzgjedhur.
BUTONI I RREGULLIMIT TË KOHËS
Këta butona ju mundësojnë të modifikoni
kohëzgjatjen e programit që shfaqet
automatikisht në pajisje.
DRITA TREGUESE E DERËS SË KYÇUR
Drita treguese 9 ndizet kur programi fillon
dhe tregon nëse dera mund të hapet ose
jo:
• drita ndezur: dera nuk mund të hapet.
Pajisja në punë ose ka ndaluar me ujë të
ngelur në kazan.
• drita ndezur: dera mund të hapet.
Programi ka mbaruar ose uji është
zbrazur plotësisht.
• drita duke pulsuar: dera po hapet
6 electrolux
Comments to this Manuals