
• Ndërrojini menjëherë panelet prej
xhami të derës kur janë të dëmtuara.
Lidhuni me qendrën e shërbimit.
• Tregoni kujdes kur ta hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Yndyra ose ushqimi i mbetur brenda
pajisjes mund të shkaktojë zjarr.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën,
ndiqni udhëzimet e sigurisë në
paketim.
• Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse
ka) me asnjë lloj detergjenti.
2.5 Drita e brendshme
• Lloji i llambushkës ose llambushkës
halogjene të përdorur për këtë pajisje
është vetëm për pajisje elektro-
shtëpiake. Mos e përdorni atë për
ndriçim banese.
PARALAJMËRIM!
Rrezik nga goditja elektrike.
• Përpara ndërrimit të llambës,
shkëputeni pajisjen nga korrenti.
• Përdorni vetëm llamba me të njëjtat
specifikime.
2.6 Hedhja e mbeturinave
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
• Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
• Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
3.1 Pamje e përgjithshme
1
Paneli i kontrollit
2
Simboli/treguesi/llamba e
temperaturës
3
Çelësi i temperaturës
4
Programuesi elektronik
5
Çelësi i funksioneve të furrës
6
Simboli/treguesi/llamba e energjisë
7
Zgavrat e ajrimit për ventilatorin
ftohës
8
Elementi nxehës
9
Llamba
10
Ventilatori
11
Mbështetësja e rafteve, e
çmontueshme
12
Pozicionet e rafteve
3.2 Aksesorët
• Rafti me rrjetë
Për enët e gatimit, tavat e kekëve dhe
të pjekjes.
• Tigan skare/pjekjeje
www.electrolux.com6
Comments to this Manuals