Electrolux EDC46130W User Manual Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 68
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
Instalimi
Pozicionimi i pajisjes
Është e këshillueshme që, për lehtësinë tuaj, ta
vendosni pajisjen pranë lavatriçes tuaj.
Tharësja duhet të vendoset në një vend të
pastër, ku nuk grumbullohet pisllëku.
Ajri duhet të qarkullojë lirshëm përreth pajisjes.
Mos e pengoni rrjetën e përparme të ventilimit
ose rrjetat e hyrjes së ajrit që ndodhen në pjesën
e pasme të pajisjes.
Për të mbajtur dridhjet dhe zhurmën në një nivel
minimal kur tharësja është në punë e sipër,
duhet të vendoset mbi jnë sipërfaqe të
qëndrueshme e të niveluar.
Pasi ta keni vendosur në vendin e saj të
përhershëm të punës, kontrolloni që tharësja të
jetë tërësisht e niveluar me ndihmën e një
niveluesi. Nëse nuk është në ekuilibër, ngrini ose
ulni këmbëzat derisa të nivelohet.
Këmbëzat nuk duhen të hiqen asnjëherë. Mos
kufizoni hapësirën e dyshemesë me tapete të
trashë, dërrasa ose gjëra të ngjashme. Kjo mund
të shkaktojë grumbullimin e nxehtësisë, çka do
të vështirësonte dhe punën e pajisjes.
E rëndësishme
Ajri i nxehtë i lëshuar nga tharësja e rrobave
mund të arrijë temperatura deri në 60°C. Për
këtë arsye, pajisja nuk duhet të vendoset mbi
dysheme që nuk i rezistojnë temperaturave të
larta.
Gjatë procesit të punës së tharëses së rrobave,
temperatura e ambientit nuk duhet të jetë më e
ulët se +5°C dhe më e lartë se 35°C, pasi kjo
mund të ndikojë negativisht në performancën e
pajisjes.
Nëse e zhvendosni pajisjen, duhet ta bëni këtë
vertikalisht.
Pajisja nuk duhet të vendoset pas një derë që
kyçet, një dere rrëshqitëse apo një dere me një
menteshë në krahun e kundërt të asaj të pajisjes,
për të mos penguar hapjen e plotë të derës së
pajisjes.
Sigurohuni që të ketë minimumi 5 cm hapësirë të
lirë rreth pajisjes.
Heqja e paketimit të sigurisë gjatë transportit
Kujdes
Përpara përdorimit, duhen hequr të gjitha
paketimet që janë përdorur për transportin.
1. Hapni derën e pajisjes
2. Hiqni shiritat e ngjitësit nga brendësia e
pajisjes, që ndodhen në pjesën e sipërme të
kazanit.
3. Hiqni tubat me letër alumini dhe pjesët prej
polistireni (bukëpeshku) nga pajisja.
Lidhja elektrike
Të dhënat e hollësishme lidhur me voltazhin, llojin
e rrymës dhe siguresat e nevojshme duhet t'i
merrni nga tabela e tipit. Tabela me të dhënat e tipit
ndodhet pranë zgavrës së derës (shihni kapitullin
"Përshkrimi i produktit").
Lidheni pajisjen me një prizë me tokëzim, në
përputhje me rregulloret në fuqi të
instalimeve elektrike.
Paralajmërim Prodhuesi heq dorë nga
çdo përgjegjësi për dëmtime ose
plagosje të shkaktuara si pasojë e
mosndjekjes së udhëzimeve të mësipërme të
sigurisë.
Nëse kablli i ushqimit të pajisjes duhet
zëvendësuar, kjo duhet bërë nga Shërbimi
ynë i Klientit.
Paralajmërim Kablli i ushqimit duhet të
jetë i arritshëm pas montimit të
pajisjes.
Ndryshimi i drejtimit të derës
Për të lehtësuar futjen apo nxjerrjen e teshave nga
pajisja, dera e saj mund të vendoset edhe në
drejtimin e kundërt.
Paralajmërim Drejtimin e derës duhet ta
kryejë vetëm një inxhinier shërbimi i
autorizuar.
Lutemi kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Inxhinieri do të kryejë ndryshimin e drejtimit të
derës me shpenzimet tuaja.
Aksesorët e veçantë
Pajisje ndihmëse
Këto vegla instalimi mund të përdoren për të
vendosur ngjitur tharësen e rrobave dhe një
lavatriçe (60 cm të gjerë, me derë ballore) për të
4 electrolux
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 67 68

Comments to this Manuals

No comments