Electrolux EMS21400W User Manual Page 6

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 36
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 5
mikrovala të qëndrojë mbi një
sipërfaqe të sheshtë e të niveluar si
dhe që si vrimat e ajrimit ashtu edhe
sipërfaqja nën pajisje të mos jenë të
bllokuara (për ajrim të mjaftueshëm).
2.2 Lidhja Elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
Nëse pajisja lidhet me prizën
nëpërmjet një kablloje zgjatuese,
sigurohuni që kablloja të jetë e
tokëzuar.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën
dhe kabllon elektrike. Kontaktoni me
qendrën e shërbimit ose një elektricist
për ndërrimin e kabllos elektrike të
dëmtuar.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, djegiesh dhe
goditjeje elektrike ose
shpërthimi.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur
gjatë punës.
Mos ushtroni presion mbi derën e
hapur.
Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe
pune dhe mos e përdorni pajisjen për
të ruajtur brenda ushqim.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, zjarri ose
dëmtimi të pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
Mos lini të grumbullohen në
guarnicionin e derës mbeturina
ushqimi apo mbetje ilaçi pastrues.
Yndyra ose ushqimi i mbetur brenda
pajisjes mund të shkaktojë zjarr.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
Nëse përdorni spërkatës për furrën,
ndiqni udhëzimet e sigurisë në
paketim.
2.5 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
www.electrolux.com6
Page view 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 35 36

Comments to this Manuals

No comments