Electrolux EMS21400W User Manual Page 9

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 36
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 8
4.2 Vendosja e orës
Mund ta vendosni orën sipas
një formati ore 12 ose 24
orësh.
1. Hapni derën.
2. Shtypni dhe mbani shtypur për 5
sekonda për të vendosur një sistem
12 orësh.
3. Shtypni
edhe një herë për të
vendosur një sistem 24 orësh.
4. Rrotullojeni çelësin e Vendosjes së
orës për të vendosur numrin e orëve.
5. Shtypni për ta konfirmuar.
6. Rrotullojeni çelësin e Vendosjes së
orës për të vendosur numrin e
minutave.
7. Shtypni për ta konfirmuar.
8. Mbylleni derën.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Informacion i përgjithshëm
rreth përdorimit të pajisjes
Pasi të çaktivizoni pajisjen, lëreni
ushqimin të qëndrojë për disa minuta.
Hiqni ambalazhin me fletë alumini,
kontejnerët metalikë, etj., përpara se
të përgatisni ushqimin.
Gatimi
Nëse është e mundur, gatuani ushqim
të mbuluar me material të
përshtatshëm për përdorim në
mikrovalë. Nëse doni ta ruani koren,
gatuajeni ushqimin pa mbulesë
Mos i gatuani më tepër se sa duhet
gatimet duke e vendosur fuqinë ose
kohën në nivel tepër të lartë. Ushqimi
mund të thahet, të digjet apo të marrë
flakë në disa vende.
Mos e përdorni pajisjen për të gatuar
vezë në lëvore ose kërmij, sepse ato
mund të plasin. Me vezët e skuqura,
shponi në fillim të verdhat e vezëve.
Para pjekjes shpojini disa herë me një
pirun ushqimet me “lëkurë” ose me
“lëvore”, si patatet, domatet, salsiçet
me qëllim që ato të mos plasin.
Ushqimet e ftohura ose të ngrira
kërkojnë një kohë më të gjatë gatimi.
Gatimet me salcë duhet të trazohen
herë pas here.
Perimet që kanë strukturë të fortë, siç
janë karotat, bizelet apo lulelakrat,
duhet të gatuhen në ujë.
Rrotullojini copat e mëdha pasi ka
kaluar gjysma e kohës së gatimit.
Nëse është e mundur, pritini perimet
në copëza me përmasa të ngjashme.
Përdorni pjata të sheshta e të gjera.
Mos përdorni enë porcelani, qeramike
ose prej balte me vrima të vogla, p.sh.
te dorezat ose që kanë bazament pa
smalt. Lagështira që futet në vrima
mund të bëjë që ena e gatimit të kriset
gjatë nxehjes.
Pllaka e qelqit është një sipërfaqe për
të ngrohur ushqimet ose lëngjet.
Është e nevojshme për funksionimin e
mikrovalës.
Tava e pjekjes është një sipërfaqe për
të ngrohur ushqimet ose lëngjet.
Është e nevojshme për funksionimin e
mikrovalës.
Shkrirja e mishit, shpendëve dhe
peshkut
Vendosni ushqimin e ngrirë, bashkë
me mbështjelljen, mbi një pjatë të
kthyer përmbys me një enë poshtë saj
në mënyrë që lëngu i shkrirë të
mblidhet në enë.
Rrotullojeni ushqimin pasi të ketë
kaluar gjysma e kohës së shkrirjes.
Nëse është e mundur, ndani dhe më
pas hiqni copat që kanë filluar të
shkrihen.
Shkrirja e gjalpit, copave të tortës,
djathit të butë
Mos e shkrini plotësisht ushqimin në
pajisje, por lëreni të shkrihet në
temperaturë dhome. Kjo jep një
shkrirje edhe më të njëtrajtshme.
Hiqni plotësisht të gjitha ambalazhet
SHQIP 9
Page view 8
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 ... 35 36

Comments to this Manuals

No comments