Electrolux EOA5651BOX User Manual Page 15

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 36
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 14
Temperatura e furrës Ora e fikjes
30 - 115°C 12,5 orë
120 - 195°C 8,5 orë
200 - 245°C 5,5 orë
250 - maksimum °C 3,0 orë
Pas një fikjeje automatike, shtypni një
buton për ta aktivizuar sërish pajisjen.
Fikja automatike funksionon me të
gjitha funksionet e furrës, përveç
Dritës, Kohëzgjatjes, Përfundimit,
Shtyrjes së programit dhe Sensorit
të temperaturës.
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
9.1 Ana e brendshme e derës
Në disa modele, në anën e
brendshme të derës do të gjeni:
Numrat e pozicioneve të rafteve.
Të dhëna për funksionet e nxehjes,
pozicionet e këshilluara për raftet dhe
temperaturat për gatesa tipike.
Temperatura dhe kohët e pjekjes
në tabela janë vetëm udhëzuese.
Ato varen nga recetat, cilësia dhe
sasia e përbërësve të përdorur.
9.2 Pjekja
Udhëzime të përgjithshme
Furra juaj e re mund të pjekë apo të
skuqë ndryshe nga pajisja juaj e
mëparshme. Përshtatini cilësimet tuaja
të zakonshme (temperaturën, kohën e
gatimit) dhe pozicionet e rafteve sipas
vlerave në tabela.
Kur kohët e pjekjes janë më të gjata,
mund ta çaktivizoni furrën rreth 10
minuta para mbarimit të kohës së
pjekjes për të shfrytëzuar nxehtësinë e
mbetur.
Kur përdorni ushqime të ngrira, tavat
në furrë mund të deformohen gjatë
pjekjes. Kur tavat ftohen përsëri,
deformimi do të zhduket.
Si të përdorni Tabelat e pjekjes
Prodhuesi rekomandon që në fillim të
përdorni temperaturat më të ulëta.
Nëse nuk arrini t'i gjeni cilësimet për një
recetë të veçantë, kërkoni një që është
pothuajse e njëjtë me të.
Koha e pjekjes mund të zgjatet me 10 -
15 minuta, nëse gatuani kekë në më
shumë se një nivel.
Kekët dhe petët në lartësi të ndryshme
nuk skuqen gjithmonë njësoj në fillim.
Nëse ndodh kjo, mos e ndryshoni
temperaturën e furrës. Diferencat do të
barazohen gjatë procedurës së pjekjes.
9.3 Këshilla për pjekjen
Rezultati i pjekjes Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Baza e kekut nuk është
skuqur mjaftueshëm.
Pozicioni i raftit nuk është
i saktë.
Vendoseni kekun në një
raft më të ulët të furrës.
Ëmbëlsira bie dhe mbetet
e papjekur, e qullët ose e
ujshme.
Temperatura e ambientit
është shumë e lartë.
Herën tjetër që të piqni,
vendoseni furrën në
temperaturë pak më të
ulët.
SHQIP 15
Page view 14
1 2 ... 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 ... 35 36

Comments to this Manuals

No comments