Electrolux EOK76030X User Manual Page 5

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 64
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 4
Të dhëna për sigurinë
Instruksione të rëndësishme mbi
sigurinë!
Lexojini udhëzimet me kujdes dhe
ruajini ato për përdorimin në të
ardhmen!
Siguria elektrike
Pajisja lejohet që të lidhet në rrjetin
elektrik vetëm nga një teknik
specialist i autorizuar.
Në rast defektesh ose dëmtimesh në
pajisje: hiqni siguresat ose fikini ato.
Nëse guarnicioni i derës dhe pjesë të
guarnicionit të derës janë të dëmtuara,
nuk lejohet që pajisja të vihet në
funksionim pa u rregulluar.
Riparimet në pajisje lejohen të
kryhen vetëm nga persona të
specializuar. Nga riparimet e
pasakta mund të lindin rreziqe serioze.
Në rast riparimesh, drejtojuni
shërbimit tonë për klientin ose shitësit
të autorizuar.
Siguria për fëmijët
Mbajini larg me çdo kusht fëmijët e
vegjël. Sigurohuni që të mos ngarkoni
fëmijë të vegjël për përdorimin e
pajisjes.
Si rregull, ushqimi i fëmijës duhet
ngrohur në gota ose në shishe pa
kapak ose pa mbyllje. Pas ngrohjes
përziejeni ose tundeni mirë ushqimin
me qëllim që ngrohtësia të
shpërndahet njëtrajtësisht. Përpara se
t'ia jepni ushqimin fëmijës, ju lutemi
provojeni me çdo kusht
temperaturën e ushqimit.
Gjatë përdorimit të skarës (vetëm ose
në kombinim me mikrovalën) xhami
do të bëhet shumë i nxehtë. Prandaj,
mbajini fëmijët e vegjël larg derës së
pajisjes.
Gjatë kohës që pajisja është në
përdorim, mos i lini asnjëherë pa
mbikëqyrje fëmijët e vegjël.
Kjo pajisje është e pajisur me një
sigurim për fëmijët.
Siguria gjatë përdorimit
Kjo pajisje lejohet që të përdoret
vetëm për përdorim familjar për
gatimin, skuqjen dhe pjekjen e
ushqimeve.
Kini kujdes gjatë lidhjes elektrike të
pajisjeve elektrike në prizat në afërsi të
kësaj pajisjeje. Kabllot e lidhjes
elektrike nuk duhet që të ngecin nën
derën e nxehtë të furrës.
Paralajmërim: Rrezik djegieje!
Gjatë kohës së funksionimit, hapësira
e brendshme e furrës do të nxehet.
Kur përdorni përbërës alkoolikë në
furrë, mund të krijohet një përzierje e
lehtë alkool-ajër që mund të ndizet. Në
këtë rast, hapeni derën me kujdes.
Mos afroni aty pranë asnjë shkëndijë,
nxehtësi ose flakë.
të dhëna për sigurinë electrolux 5
Page view 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 63 64

Comments to this Manuals

No comments