Electrolux EOK76030X User Manual Page 7

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 64
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 6
Para pjekjes shpojini disa herë me një
pirun ushqimet me "lëkurë" ose me
"lëvore", si patatet, domatet, salsiçet
me qëllim që ato të mos pëlcasin.
min 70 C
70
0
Siguroni që gjatë pjekjes/nxehjes së
ushqimeve do të arrihet një
temperaturë minimale prej 70°C.
Prandaj ju lutemi kini parasysh të
dhënat e fuqisë dhe të kohës tek
tabelat. Për matjen e temperaturës së
ushqimit mos përdorni asnjëherë
termometër me zhivë ose me lëng me
zgjerim.
Ushqimet e nxehura me mikrovalë ia
transmetojnë ngrohtësinë edhe enës.
Përdorni dorashka kuzhine ose
diçka të ngjashme!
Mos i piqni ushqimet më shumë se
ç'duhet nëpërmjet fuqisë dhe kohës
së madhe. Ushqimet mund të thahen,
të digjen, madje edhe të marrin flakë
në pozicione të veçanta.
Gjatë përdorimit, hapësira e pjekjes,
rezistenca dhe pjesët e tjera bëhen
shumë të nxehta. Ju lutemi bëni
kujdes kur punoni me to dhe përdorni
për këtë qëllim dorashka kuzhine ose
mjete të ngjashme me to. Rrezik
djegieje!
Objektet metalike duhet të qëndrojnë
të paktën 2 cm larg nga faqet e furrës
dhe nga dera e saj. Përndryshe mund
të lindin shkarkime të shkëndijave dhe
pajisja mund të dëmtohet.
Mos përdorni letër alumini nëse nuk
këshillohet ndryshe.
Mos ngecni asgjë ndërmjet derës dhe
kornizës së derës.
Mbajeni gjithmonë të pastër
guarnicionin e derës, sipërfaqet ku
prek guarnicioni dhe hapësirën e
brendshme. Mungesa e pastërtisë në
pajisje mund të çojë në situata të
rrezikshme.
Mos ruani në furrë objekte që mund të
digjen. Ato mund të marrin flakë kur
ndizet furra.
Mënyrat e shmangies së
dëmtimeve në pajisje
Mos shtroni në furrë letër alumini dhe
mos vendosni asnjë tavë pjekjeje,
asnjë tenxhere etj. në fundin e furrës,
sepse përndryshe smalti i furrës do të
dëmtohet nga grumbullimi i
nxehtësisë së krijuar.
Lëngjet e frutave që mund të pikojnë
nga tavat e pjekjes lënë njolla të cilat
nuk mund të hiqen dot më. Për
ëmbëlsira me shumë lëng, përdorni
një tavë të thellë.
të dhëna për sigurinë electrolux 7
Page view 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 63 64

Comments to this Manuals

No comments