• Para pjekjes shpojini disa herë me një
pirun ushqimet me "lëkurë" ose me
"lëvore", si patatet, domatet, salsiçet
me qëllim që ato të mos pëlcasin.
min 70 C
70
0
• Siguroni që gjatë pjekjes/nxehjes së
ushqimeve do të arrihet një
temperaturë minimale prej 70°C.
Prandaj ju lutemi kini parasysh të
dhënat e fuqisë dhe të kohës tek
tabelat. Për matjen e temperaturës së
ushqimit mos përdorni asnjëherë
termometër me zhivë ose me lëng me
zgjerim.
• Ushqimet e nxehura me mikrovalë ia
transmetojnë ngrohtësinë edhe enës.
Përdorni dorashka kuzhine ose
diçka të ngjashme!
• Mos i piqni ushqimet më shumë se
ç'duhet nëpërmjet fuqisë dhe kohës
së madhe. Ushqimet mund të thahen,
të digjen, madje edhe të marrin flakë
në pozicione të veçanta.
• Gjatë përdorimit, hapësira e pjekjes,
rezistenca dhe pjesët e tjera bëhen
shumë të nxehta. Ju lutemi bëni
kujdes kur punoni me to dhe përdorni
për këtë qëllim dorashka kuzhine ose
mjete të ngjashme me to. Rrezik
djegieje!
• Objektet metalike duhet të qëndrojnë
të paktën 2 cm larg nga faqet e furrës
dhe nga dera e saj. Përndryshe mund
të lindin shkarkime të shkëndijave dhe
pajisja mund të dëmtohet.
• Mos përdorni letër alumini nëse nuk
këshillohet ndryshe.
• Mos ngecni asgjë ndërmjet derës dhe
kornizës së derës.
• Mbajeni gjithmonë të pastër
guarnicionin e derës, sipërfaqet ku
prek guarnicioni dhe hapësirën e
brendshme. Mungesa e pastërtisë në
pajisje mund të çojë në situata të
rrezikshme.
• Mos ruani në furrë objekte që mund të
digjen. Ato mund të marrin flakë kur
ndizet furra.
Mënyrat e shmangies së
dëmtimeve në pajisje
• Mos shtroni në furrë letër alumini dhe
mos vendosni asnjë tavë pjekjeje,
asnjë tenxhere etj. në fundin e furrës,
sepse përndryshe smalti i furrës do të
dëmtohet nga grumbullimi i
nxehtësisë së krijuar.
• Lëngjet e frutave që mund të pikojnë
nga tavat e pjekjes lënë njolla të cilat
nuk mund të hiqen dot më. Për
ëmbëlsira me shumë lëng, përdorni
një tavë të thellë.
të dhëna për sigurinë electrolux 7
Comments to this Manuals