Electrolux EOK96030X User Manual Page 18

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 48
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 17
Gjithashtu, shumë të përshtatshme janë
edhe enët e zierjes me çelik të kromuar
(shikoni pjesët e veçanta shtesë).
Nivelet e vendosjes
Nivelet e vendosjes në furrë mund të
gjenden në tabelat e mëposhtme. Nivelet
e vendosjes numërohen nga poshtë lart.
Udhëzime të përgjithshme
Në kohët e gatimit më të gjata se 30 minuta
ose në rastin e sasive të mëdha të ushqimit
që do të gatuhet, nëse nevojitet, shtoni
përsëri ujë.
Nëse pajisja nuk përdoret për një kohë të
gjatë, shpëlani mirë sirtarin e ujit, tubat e
lidhjes dhe krijuesin e avullit (shikoni
kapitullin "Pastrimi dhe kujdesi").
Udhëzime për tabelat e gatimit me avull
dhe të gatimit me intervale
Në tabelat në vijim ju do të gjeni të dhënat e
nevojshme për temperaturat, kohët e
përgatitjes dhe nivelet e vendosjes në furrë
për disa lloje ushqimesh.
Temperaturat dhe kohët e gatimit janë
vlera të përafërta, sepse ato varen nga
përbërja dhe madhësia e ushqimit që do
të gatuhet, nga sasia dhe nga ena e
gatimit.
Nëse nuk gjeni të dhëna konkrete për një
recetë të veçantë, orientohuni sipas një
ushqimi të ngjashëm me të.
Nëse nuk këshillohet ndryshe, tabelat
vlejnë për fillimin e gatimit me furrë të
ftohtë.
Gatimi me avull
Lloji i përgatitjes së ushqimit me anë të
gatimit me avull
është i përshtatshëm
për të gjitha llojet e ushqimit, të freskëta ose
të ngrira. Ai mund të përdoret për gatimin,
ngrohjen, shkrirjen, zierjen ose përvëlimin e
perimeve, mishit, peshkut, brumërave, orizit,
misrit, drithërave dhe vezëve.
Gatimi i menyve
Gjatë një procesi gatimi mund të përgatiten
meny të plota. Duhen zgjedhur ushqime që
në mënyrë ideale kërkojnë kohë gatimi të
ngjashme. Nëpërmjet kësaj mënjanohet
problemi që përbërës të veçantë të mos
mbeten pa u gatuar mirë ose të gatuhen më
shumë se ç'duhet. Sasia e ujit që duhet
hedhur, duhet t'i përputhet sasisë më të
madhe të ujit të dhënë për përbërësit e
veçantë të zgjedhur. Për udhëzime shikoni
tabelat.
Ushqimet duhet të pozicionohen në skarë në
enë gatimi të përshtatshme. Distanca midis
skarave duhet të jetë e tillë që avulli duhet të
ketë mundësi të kalojë në të gjitha ushqimet.
Gjatë gatimit të menyve, raporti i ujit të orizit,
duke u shmangur nga të dhënat e tabelës,
duhet rritur në raportin 1 : 1,5 deri në 1 : 2.
Sterilizimi i enëve
Funksioni i gatimit me avull
ofron
mundësinë që enët, p. sh. shishet e ushqimit
të foshnjave, të sterilizohen me avull. Për ta
bërë këtë, enët e lara me grykën e vendosur
nga poshtë, vërini në mes të skarës në nivelin
e parë të furrës. Futini enët me pak pjerrësi
në hapësirën e gatimit. Mbushni sasinë
maksimale të ujit (650ml) dhe vendosni një
kohëzgjatje prej 40 minutash në 96°C.
Tabela e gatimit me avull
Lloji i ushqimit Sasia e ujit në
sirtarin e ujit, në
ml
Temperat
ura në °C
Niveli i
vendosje
s
Kohëzgja
tja
1)
minuta
Rizoto 400 96 2 25-30
Oriz (me raport uji 1:1) 650 96 2 35-40
Misër (arapash, me raport uji 1:3) 550 96 2 35-40
Patate me lëkurë, të madhësisë së
mesme
650 96 2 50-60
Patate kripëse të ziera 550 96 2 35-40
Perime të ziera 400 96 2 25-30
Lakër Brukseli 550 96 2 30-35
Brokoli në copa 550 96 2 25-30
Lulelakër, e plotë 650 96 2 40-45
18 electrolux
Page view 17
1 2 ... 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 ... 47 48

Comments to this Manuals

No comments