Electrolux ERN29790 User Manual Page 6

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 72
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 5
Shopping Funksioni
Nëse ju duhet të fusni në të një sasi të
madhe ushqimi të ngrohtë, për shembull
pasi sapo të keni bërë pazarin e ushqimeve,
ju sugjerojmë të aktivizoni
funksioninShopping për të ftohur më shpejt
produktet dhe për të shmangur ngrohjen e
ushqimeve të tjera që janë tashmë në
frigorifer.
Funksioni Shopping është aktivizuar duke
shtypur butonin e Funksionit (disa herë
nëse është nevoja) derisa të shfaqet ikona
përkatëse
.
Funksioni Shopping fiket automatikisht pas
afro 6 orësh.
Gjatë funksionit Shopping aktivizohet
automatikisht edhe ventilatori brenda
dhomës së frigoriferit.
E rëndësishme
Është e mundur ta çaktivizoni funksionin në
çdo kohë duke shtypur butonin e Funksionit
(shihni kapitullin "Menuja e Funksioneve").
Funksioni Action Freeze
Për të ngrirë ushqime të freskëta, do t'ju
duhet të aktivizoni funksionin Action Freeze.
Shtypni butonin e Funksionit (disa herë
nëse është nevoja) derisa të shfaqet ikona
përkatëse.
Ky funksion ndalon automatikisht pas 52
orësh.
Është e mundur ta çaktivizoni funksionin në
çdo kohë duke shtypur butonin e Funksionit
(shihni kapitullin "Menuja e Funksioneve").
Alarm ndaj temperaturës shumë të
lartë
Rritja e temperaturës në dhomëzën e
ngrirësit (për shembull për shkak të një
defekti elektrik) tregohet nëpërmjet:
temperaturës që pulson
dhomëzën së ngrirësit që pulson
(treguesi i dhomëzës së ngrirësit /
treguesi i alarmit të hapjes së derës)
dritës së kuqe të ekranit
tingëllimit të ziles
simbolit të alarmit.
Kur rivendosen kushtet normale:
sinjali akustik fiket
vlera e temperaturës vazhdon të pulsojë
drita e ekranit qëndron e kuqe.
Kur shtypni butonin e Funksionit / çelësin e
Alarmit për të çaktivizuar alarmin,
temperatura më e lartë e arritur në dhomë
shfaqet në tregues
për disa sekonda.
Në këtë moment, pulsimi ndalon dhe drita e
ekranit ndryshon nga e kuqe në të bardhë.
Gjatë fazës së alarmit, zilja mund të fiket
duke shtypur butonin e Funksionit / çelësin
e Alarmit.
Drita e ekranit mbetet e kuqe derisa
rivendosen kushtet normale të ruajtjes në
pajisje.
PËRDORIMI I PARË
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e tij të brendshme
dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të
vakët dhe pak sapun natyral për të hequr
erën tipike të një produkti të ri, e më pas
thajeni tërësisht.
E rëndësishme Mos përdorni detergjent
apo pluhura gërryese, pasi këto mund
dëmtojnë pjesët e lëmuara.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për
depozitimin e ushqimeve të ngrira për një
kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta, aktivizoni
funksionin Action Freeze të paktën 24 orë
përpara se të vendosni ushqimin që do të
ngrini, në dhomëzën e ngrirësit.
Vendoseni ushqimin e freskët që doni të
ngrini në pjesën e sipërme të ngrirësit, pasi
është pjesa më e ftohtë.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet në 24 orë, specifikohet në
pllakëzën e parametrave , një etiketë që
ndodhet në brendësi të pajisjes.
6 electrolux
Page view 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 71 72

Comments to this Manuals

No comments