Electrolux ERW3313AOX User Manual Page 9

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 76
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 8
Dhomëza e poshtme rregullohet nëpërmjet
një sirtari me rrëshqitje që përdoret për
vendosjen vertikale të shisheve.
Sirtari ka dy ndarëse që u përshtaten
shisheve me diametra të ndryshëm.
3.6 Lagështuesi
Lagështia e duhur është shumë e
rëndësishme për ruajtjen e duhur të verës.
Ftohësi juaj i verës është i pajisur me një
pajisje speciale lagështuese që rrit
lagështinë brenda pajisjes.
Përhapini gurët e llavës që ju janë dhënë,
përgjatë tabakasë së vogël siç tregohet në
figurë. Pastaj, mbusheni tabakanë me ujë
deri në mes të kapacitetit të saj.
Në përdorim normal, gurët e llavës njomen
rregullisht me ujë; kontrolloni vazhdimisht
nëse ka ujë brenda në tabaka dhe
rimbusheni atë kur të nevojitet.
Mbani parasysh se nëse lagështia në zonën
në të cilën është instaluar pajisja është
veçanërisht e lartë, pjesa e brendshme e
Ftohësit tuaj të verës do të jetë gjithashtu
relativisht më e lagësht.
Kjo mund të shkaktojë veshjen e shisheve
me avull kur hapet dera ose heqjen e
etiketave. Në këtë rast, reduktoni sasinë e
ujit në tabaka sipas nevojës.
3.7 Qarkullimi i ajrit
Dhomëza ka një ventilator të veçantë
AIRLIGHT, i cili aktivizohet automatikisht në
funksion të cilësimit të termostatit
pajisjes dhe të kushteve të ambientit.
SHQIP 9
Page view 8
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 ... 75 76

Comments to this Manuals

No comments