Electrolux ESI68060X User Manual Page 25

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 28
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 24
Lidhja e tubit të kullimit të ujit
Gryka i tubit të kullimit mund të lidhet në
mënyrat e mëposhtme:
1. Në rubinetin e daljes së lavapjatës, duke
e siguruar mirë në pjesën e poshtme të
planit të punës. Kjo do të parandalojë
hyrjen e ujit të ndotur të lavapjatës në
pajisje.
2. Në një gyp të qëndrueshëm me vrimë për
ventilim, me një diametër minimal prej 4
cm.
Lidhja për kullimin e ujit të ndotur duhet të
ketë një lartësi maksimale prej 60 cm e
llogaritur nga bazamenti i enëlarëses.
Tubi i kullimit mund të vendoset duke parë në
djathtë apo në të majtë të enëlarëses
Siguroni që tubi të mos jetë i përthyer apo i
shtypur, pasi kjo mund të pengojë apo të
ngadalësojë shkarkimin e ujit.
Tapa e lavapjatës nuk duhet të jetë vendosur,
kur pajisja është duke kryer procesin e
kullimit, pasi kjo mund të sjellë si pasojë
kthimin e ujit të kulluar sërish në pajisje.
Gjatësia e plotë e tubit të kullimit, duke
përfshirë çdo zgjatim të mundshëm, nuk
duhet të kapërcejë 4 metrat. Diametri i
brendshëm i tubit zgjatues nuk duhet të jetë
më i vogël se diametri i tubit standard.
Si diametri i brendshëm i dadove bashkuese
të përdorura për lidhjen me kullimin e ujit, nuk
duhet të jetë më i vogël se diametri i tubit
standard.
Kur lidhni zorrën e kullimit me një rubinet nën
lavapjatë, e gjithë membrana plastike (A)
duhet hequr. Nëse nuk e hiqni gjithë
membranën, kjo do të sjellë grumbullimin e
mbetjeve të ushqimit me kalimin e kohës,
duke bllokuar rubinetin e lidhur me tubin e
kullimit të enëlarëses
Pajisjet tona janë të pajisura me një
mekanizëm sigurie për të mbrojtur
kundër kthimit të ujit të papastër
mbrapsht në pajisje. Nëse rubineti i
lavapjatës nuk ka një "valvul mos-kthimi"
të ndërfutur, kjo mund të pengojë
kullimin e saktë të ujit nga enëlarësja. Për
këtë arsye, ju këshillojmë ta hiqni atë.
Për të shmangur rrjedhje të ujit pas
instalimit, sigurohuni që dadot
bashkuese të ujit të jenë shtrënguar fort.
Lidhja elektrike
Paralajmërim Sipas standardeve të
sigurisë, pajisja ka nevojë për
tokëzim.
Përpara përdorimit të pajisjes për
herë të parë, sigurohuni se
parametrat e voltazhit dhe llojit të
rrymës të shënuara në pllakën e
parametrave janë në përputhje me
parametrat e vendit ku do të
instaloni pajisjen. Parametrat e
siguresës gjithashtu i gjeni në
pllakën e parametrave.
Vendosni gjithmonë spinën
kryesore në një prizë të instaluar
mirë kundra dridhjes.
Nuk duhen përdorur spinat me
shumë hyrje dhe kabllot zgjatuese.
electrolux 25
Page view 24
1 2 ... 20 21 22 23 24 25 26 27 28

Comments to this Manuals

No comments