Electrolux ESL44500R User Manual Page 11

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 20
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 10
Vendosni artikujt e lehtë në koshin e
sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos
lëvizin.
Pikat e ujit mund të grumbullohen mbi
artikujt plastikë dhe tiganët që nuk
ngjisin.
PËRZGJEDHJA DHE STARTIMI I NJË PROGRAMI LARËS
Nisja e programit të larjes pa shtyrje të
tij
1. Aktivizoni pajisjen. Sigurohuni që pajisja
të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2. Zgjidhni një programi larjeje.
Treguesi përkatës i programit
qëndron ndezur.
Të gjitha dritat treguese të
programeve të tjera fiken.
3. Mbyllni derën e pajisjes, programi i larjes
do të fillojë automatikisht.
Fillimi i programit të larjes me shtyrjen
e programit
1. Aktivizoni pajisjen. Sigurohuni që pajisja
të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2. Zgjidhni një programi larjeje.
3. Shtypni vazhdimisht butonin e shtyrjes
së programit për të vendosur numrin e
orëve.
Treguesi përkatës i orëve ndizet.
Treguesi i shtyrjes së programit
ndizet.
4. Mbyllni derën e pajisjes, programi do të
fillojë automatikisht.
Kur të përfundojë numërimi mbrapsht,
programi i larjes fillon automatikisht.
Hapja e derës shkakton ndërprerjen e
numërimit mbrapsht. Kur e mbyllni
derën, numërimi mbrapsht vazhdon
nga pika kur u ndërpre.
Anulimi i shtyrjes së programit
1. Hapni derën e pajisjes.
2. Shtypni vazhdimisht butonin e shtyrjes
së programit derisa drita treguese e
numrit të orëve të fiket.
3. Mbyllni derën e pajisjes, programi i larjes
do të fillojë automatikisht.
Ndërprerja e programit të larjes
Hapni derën e enëlarëses.
Programi i larjes ndalon.
Mbylleni derën e pajisjes.
Programi i larjes vazhdon nga pika ku u
ndërpre.
Anulimi i programit të larjes
Për të ndryshuar përzgjedhjen ndërkohë që
programi i larjes është në punë, nevojitet të
anulohet programi.
Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksionit (B) dhe (C) derisa të gjitha dritat
e programeve të ndizen.
Sigurohuni që të ketë detergjent në
folenë e detergjentit përpara se të filloni
një program të ri larjeje.
Përfundimi i programit të larjes
Kur përfundon programi i larjes, dëgjohet
një sinjal akustik i ndërprerë.
1. Hapni derën e pajisjes.
Treguesi i mbarimit ndizet.
2. Çaktivizoni pajisjen.
Për rezultate më të mira tharjeje, lëreni
derën gjysmë të hapur për disa minuta.
Hiqini artikujt nga koshat.
Lërini enët të ftohen para se t’i hiqni ato
nga pajisja. Enët e nxehta mund të
dëmtohen lehtë.
Boshatisni koshin e poshtëm në fillim dhe
më pas atë të sipërmin.
Mund të ketë ujë anash dhe te dera e
pajisjes. Enët prej inoksi ftohen më parë
se enët e tjera.
PROGRAMET E LARJES
Programi Lloji i ndotjes Lloji i ngarkesës Përshkrimi i programit
1)
Të gjitha Enë prej fajance,
takëme, tenxhere dhe
tiganë
Paralarje
Larje 45 °C ose 70°C
Shpëlarje
Tharje
electrolux 11
Page view 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 19 20

Comments to this Manuals

No comments