Electrolux ESL44500R User Manual Page 7

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 20
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 6
Aktivizoni pajisjen. Pajisja nuk është në
modalitetin e përzgjedhjes, kur:
Vetëm treguesi i një programi është
ndezur.
Treguesi i shtyrjes së programit është i
ndezur.
Është e nevojshme të anuloni
programin ose shtyrjen e programit për
t’u kthyer te regjimi i përzgjedhjes.
Referojuni 'Përzgjedhja dhe startimi i
një programi larës’.
Sinjalet akustike
Mund të dëgjoni një sinjal akustik në këto
kushte:
Programi larës ka përfunduar.
Niveli i zbutësit të ujit përshtatet në
mënyrë elektronike.
Pajisja ka një keqfunksionim.
Përzgjedhja e vendosur nga fabrika:
ndezur.
Çaktivizimi i sinjaleve akustike
1. Aktivizoni pajisjen. Sigurohuni që pajisja
të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksionit (B) dhe (C) njëkohësisht derisa
dritat treguese të butonave të funksionit
(A) , (B) dhe C të fillojnë të pulsojnë.
3. Lëshojini butonat e funksionit (B) dhe
(C).
4. Shtypni butonin e funksionit (C),
Treguesit për butonat e funksioneve
(A) dhe (B) fiken.
Drita treguese për butonin e funksionit
(C) vazhdon të pulsojë.
Drita treguese e përfundimit ndizet.
5. Shtypni sërish butonin e funksionit (C).
Treguesi i përfundimit fiket. Sinjalet
akustike janë çaktivizuar.
6. Çaktivizoni pajisjen për të konfirmuar.
Për të çaktivizuar sërish sinjalet akustike,
kryeni hapat (1) deri (4). Shtypni butonin e
funksionit (C), treguesi i përfundimit ndizet
dhe sinjalet akustike janë aktive.
PËRDORIMI I PAJISJES
1. Sigurohuni që niveli i vendosur i zbutësit
të ujit të përkojë me fortësinë e ujit në
zonën tuaj. Nëse jo, përshtatni zbutësin
e ujit.
2. Mbusheni folenë e kripës me kripë për
enëlarëse.
3. Mbushni folenë shpërndarëse të
shpëlarësit me ndihmësin për
shpëlarjen.
4. Mbusheni enëlarësen me takëme dhe
enë.
5. Përzgjidhni programin e duhur të larjes
sipas llojit të ngarkesës dhe të ndotjes.
6. Mbusheni folenë shpërndarëse të
detergjentit me sasinë e duhur
detergjentit.
7. Niseni programin e larjes.
Nëse përdorni tableta detergjenti të
kombinuara ('3 në 1', '4 në 1', '5 në
1'), përdorni funksionin e shumëfishtë
(referojuni kapitullit 'Funksioni i
shumëfishtë').
VENDOSJA E ZBUTËSIT TË UJIT
Zbutësi i ujit heq mineralet dhe kripërat nga
uji i furnizuar. Këto minerale dhe kripëra
mund të dëmtojnë pajisjen.
Përshtateni nivelin e zbutësit të ujit nëse ai
nuk përkon me fortësinë e ujit në zonën
tuaj.
Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për informacion mbi fortësinë e
furnizimit tuaj me ujë.
electrolux 7
Page view 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 19 20

Comments to this Manuals

No comments