Electrolux ESL4562RO User Manual Page 8

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 20
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 7
Informacion për institutet testuese
Për çdo informacion të nevojshëm për kryerjen e testeve, dërgoni një email në
adresën:
Shkruani numrin e produktit (PNC) që ndodhet te etiketa e specifikimeve.
5. OPSIONET
Aktivizoni ose çaktivizoni opsionet
përpara fillimit të një programi.
Nuk mund t'i aktivizoni ose t'i
çaktivizoni opsionet gjatë
funksionimit të një programi.
Në janë cilësuar një ose më
shumë opsione, sigurohuni që
treguesit përkatës të jenë të
ndezur përpara se të filloj
programi.
5.1 MyFavourite
Me këtë opsion mund të vendosni dhe të
ruani programin që përdorni më shpesh.
Ju mund të ruani vetëm 1
program çdo herë. Një cilësim i ri
anulon të mëparshmin.
Ruajtja e një programi
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
aktivizuar pajisjen.
2.
Vendosni programin që doni të ruani.
Së bashku me programin, mund të
vendosni gjithashtu dhe opsione të
zbatueshme. Nuk mund të ruhen
opsionet Multitab dhe Delay.
3.
Shtypni dhe mbani shtypur
MyFavourite derisa të ndizet treguesi
përkatës me dritë të qëndrueshme.
Si të vendosni programin MyFavourite
1.
Shtypni MyFavourite derisa të ndizen
treguesit që lidhen me programin dhe
opsionet e MyFavourite.
Ekrani shfaq numrin dhe
kohëzgjatjen e programit.
5.2 TimeSaver
Ky opsion rrit presionin dhe temperaturën
e ujit. Programet e larjes dhe të tharjes
janë më të shkurtra. Kohëzgjatja totale e
programit ulet me rreth 50%.
Rezultatet e larjes janë të njëjta me
kohëzgjatjen e programit normal.
Rezultatet e tharjes mund të ulen.
Aktivizimi i opsionit TimeSaver
1.
Shtypni TimeSaver. Treguesi
përkatës ndizet. Ju mund të shihni në
ekran përditësimin e kohëzgjatjes së
programit.
Nëse opsioni nuk aplikohet për këtë
program, treguesi përkatës pulson
shpejt 3 herë dhe më pas fiket.
5.3 Multitab
Aktivizojeni këtë opsion kur përdorni
tableta të kombinuara detergjentesh.
Ky opsion çaktivizon përdorimin e
shpëlarësit dhe të kripës. Treguesit
përkatës të tyre qëndrojnë të fikur.
Kohëzgjatja e programit mund të rritet.
Aktivizimi i opsionit Multitab
1.
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
aktivizuar pajisjen.
2. Prekni Multitab, treguesi përkatës
ndizet.
Opsioni qëndron aktiv derisa ta çaktivizoni
atë. Shtypni Multitab, treguesi përkatës
fiket.
Nëse ndaloni përdorimin e tabletave
detergjente të kombinuara, përpara
se të filloni përdorimin veçmas të
detergjentit, lëndës shpëlarëse dhe
kripës së enëlarëses, ndiqni këto
hapa:
1. Çaktivizoni opsionin Multitab.
2.
Vendosni zbutësin e ujit në nivelin më
të lartë.
3. Sigurohuni që kutia e kripës dhe kutia
e shpëlarësit të jenë plot.
8
www.electrolux.com
Page view 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 19 20

Comments to this Manuals

No comments