Electrolux EWF12270W User Manual Page 2

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 76
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 1
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë 2
Përshkrim i produktit 4
Paneli I kontrollit 5
Përdorimi i parë 8
Përdorimi I përditshëm 8
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 11
Programet e larjes 12
Kujdesi dhe pastrimi 15
Si të veprojmë nëse… 18
Të dhëna teknike 21
Vlerat e konsumit 21
Instalimi 22
Lidhja elektrike 25
Probleme që lidhen me mjedisin 25
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
E rëndësishme Lexojeni këtë manual me
kujdes dhe ruajeni atë për t'iu referuar në të
ardhmen.
Siguria e pajisjes Tuaj përputhet me
standardet industriale dhe me kriteret
ligjore në lidhje me sigurinë e pajisjeve.
Gjithsesi, ne si prodhues ndjejmë se është
detyra jonë t'ju informojmë me të dhënat e
mëposhtme për sigurinë.
Është shumë e rëndësishme që këtë
manual përdorimi ta ruani bashkë me
pajisjen për t'iu referuar në të ardhmen.
Nëse pajisja do të shitet apo do t'i kalojë
një përdoruesi tjetër, ose nëse ndryshoni
shtëpi dhe e lini pajisjen në shtëpinë e
vjetër, sigurohuni gjithmonë që manuali i
përdorimit të jetë bashkë ma pajisjen, në
mënyrë që përdoruesi i ri të njihet me
funksionimin e pajisjes dhe paralajmërimet
përkatëse.
DUHET t'i lexoni ato me kujdes para se të
lidhni ose të përdorni pajisjen.
Përpara se ta vini pajisjen në punë për herë
të parë, kontrollojeni atë për ndonë
dëmtim të mundshëm si pasojë e
transportit. Mos vini kurrë në punë një
pajisje të dëmtuar. Nëse ka pjesë të
dëmtuara, kontaktoni shitësin tuaj.
Nëse e merrni pajisjen gjatë muajve të
dimrit ku temperaturat janë të ulëta nën
zero: Lëreni lavatriçen të qëndrojë në
temperaturën e ambientit për 24 orë
përpara se ta përdorni për herë të parë.
Siguria e përgjithshme
Është e rrezikshme të ndryshoni
specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni
këtë produkt në çdo mënyrë të
mundshme.
Gjatë programeve të larjes me
temperaturë të lartë, dera xhami i derës së
pajisjes mund të nxehet. Mos e prekni!
Sigurohuni që kafshët e vogla shtëpiake të
mos futen brenda në kazan. Për ta
parandaluar këtë, ju lutemi kontrolloni
kazanin përpara përdorimit.
Çdo objekt, si monedha, paramane,
gozhdë, vidha, guriçka apo çdo material
tjetër i fortë dhe i mprehtë mund të
shkaktojë dëmtime të mëdha, kështu që
nuk duhet vendosur të pajisje.
Përdorni vetëm sasitë e këshilluara të
zbutësit dhe detergjentit të rrobave. Nëse
e mbingarkoni lavatriçen me tesha, këto të
fundit mund të dëmtohen. Ndiqni këshillat
e prodhuesit sa i përket sasive.
Teshat e vogla, si çorapet, lidhëset, rripat
e mesit që lahen, etj. në një qeskë për larje
ose në një këllëf jastëku, pasi këto tesha
mund të rrëshqasin midis kazanit dhe
legenit të brendshëm.
Mos e përdorni lavatriçen për të larë tesha
të gomuara, tesha pa bordurë të kthyer
ose materiale të grisura apo të shqyera.
Pas përdorimit, pastrimit dhe
mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti
elektrik dhe mbyllni çelësin e furnizimit me
ujë.
2 electrolux
Page view 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 75 76

Comments to this Manuals

No comments