Electrolux EWX14550W User Manual Page 13

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 36
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 12
4.
Vendos tharjen me kohëzgjatje të
programuar : shtypni butonin 5 derisa
koha që dëshironi të shfaqet në ekran
(shihni tabelën e "Programeve të
tharjes"). Çdo herë që të shtypni këtë
buton, koha e tharjes rritet me 5 minuta.
Vini re!
Koha e programit do të rritet
automatikisht me disa minuta.
5. Shtypni butonin 8 për të filluar
programin. Koha e mbetur përditësohet
çdo minutë.
6. Në fund të programit do të dëgjohet një
sinjal akustik. Tre zero që pulsojnë
« 0.00 » shfaqen në ekran.
Gjatë 10 minutave të fundit të ciklit të
tharjes pajisja kryen një fazë kundër
zhubrosjes. Gjatë kësaj kohe dera është
e kyçur. Drita e bllokimit të derës është
e ndezur. Në ekran shfaqen tre zero që
pulsojnë « 0.00 ».
Nëse dëshironi ta hapni derën para ose
gjatë fazës kundër zhubrosjes ose ta
ndërprisni këtë fazë, shtypni një buton
çfarëdo ose rrotullojeni çelësin
përzgjedhës të programit në një
pozicion çfarëdo (me përjashtim të O ).
7. Rrotulloni çelësin e programeve në
pozicionin O për të fikur pajisjen.
8. Nxirrni rrobat nga kazani.
Vini re!
Llojet e ndryshme të të pambuktave
(peshqirë, çarçafë, bluza e kështu me
radhë) ose çdo lloj tjetër rrobe që mblidhet
shuk gjatë fazës së centrifugimit mund të
thahen vetëm pjesërisht. Në ato raste të
rralla kur në fund të ciklit rrobat mbeten disi
të njoma, ju sugjerojmë të hapni rrobat e
mbledhura shuk, t'i rishpërndani në kazan
në mënyrë të njëtrajtshme dhe të zgjidhni
një cikël të mëtejshëm tharjeje prej 20-30
minutash.
PËRDORIMI - LARJE DHE THARJE
Programi NON-STOP - Larje dhe tharje
e programuar
Sasia e këshilluar e ngarkesës është 3 kg
për rroba të pambukta dhe 2 kg për rroba
sintetike.
Është gjithashtu e mundur të thani deri
në 4 kg rroba të pambukta (shihni
tabelën "Programet e tharjes").
Kujdes Mos përdorni asnjë pajisje/
sferë dozimi kur po kryeni një
program larjeje dhe tharjeje.
1. Ngarkoni rrobat dhe shtoni detergjentin
dhe zbutësin e rrobave.
2. Ndizni pajisjen duke e çuar çelësin
përzgjedhës në programin e larjes/llojin
e tekstilit të përzgjedhur.
3. Përzgjidhni opsionet e dëshiruara duke
shtypur butonat përkatës.
Nëse është e mundur, mos zgjidhni
një shpejtësi centrifugimi më të ulët
se ajo e këshilluar nga pajisja, për të
shmangur kohë tharjeje shumë të
gjatë dhe për të kursyer kështu
energji.
Në çdo rast, shpejtësinë e centrifugimit
mund ta ulni vetëm pasi të keni
përzgjedhur tharjen.
Vlerat më të ulëta që mund të
përzgjidhni janë 900 r.p.m. për
pambukun e sintetiket dhe 700 r.p.m.
për pëlhurat delikate.
4. Vendosni kohëzgjatjen e tharjes duke
shtypur butonin 5 . Në ekran shfaqet
kohëzgjatja e plotë e larjes dhe e ciklit të
përzgjedhur të tharjes.
5. Nisni programin duke shtypur butonin
8 . Koha e mbetur përditësohet në
ekran çdo minutë.
6. Në përfundim të programit, rrotullojeni
çelësin përzgjedhës në pozicionin O
për të fikur pajisjen dhe për të hequr
rrobat.
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
Klasifikimi i teshave.
Ndiqni simbolet e kodeve të larjes mbi
etiketat e teshave si dhe udhëzimet e
prodhuesit për larjen. Klasifikojini teshat si
më poshtë: të bardha, me ngjyra, sintetike,
delikate, të leshta.
electrolux 13
Page view 12
1 2 ... 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 ... 35 36

Comments to this Manuals

No comments