Electrolux EWX14550W User Manual Page 20

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 36
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 19
Larja e mirëmbajtjes
Me përdorimin e larjeve me temperatura të
ulëta, është e mundur që brenda në kazan
të grumbullohen mbetje.
Ju këshillojmë që të kryeni rregullisht larje
mirëmbajtjeje.
Për të realizuar një larje mirëmbajtjeje:
Kazani duhet të jetë pa tesha.
Përzgjidhni programin më të nxehtë të
larjes së të pambuktave.
Përdorni një masë normale detergjenti, i
cili duhet të jetë në trajtë pluhuri me
përbërës biologjikë.
Pastrimi i jashtëm
Pastroni pjesën e jashtme të pajisje vetëm
me ujë dhe sapun, dhe më pas thajeni atë
mirë.
E rëndësishme Mos përdorni tretës boje,
tretës ose produkte të ngjashme për të
pastruar mbulesën e pajisjes.
Pastrimi i sirtarit të detergjentit
Sirtari i dhomëzës së detergjentit duhet të
pastrohet rregullisht.
Sirtari i pluhurit larës dhe i solucioneve
shtesë duhet të pastrohet rregullisht.
Nxirreni jashtë sirtarin duke shtypur
kapësen për poshtë dhe duke e tërhequr
atë jashtë.
Lajeni duke e lënë në ujë të rrjedhshëm nën
një rubinet, për të hequr çdo mbetje të
grumbulluar pluhuri larës.
Për të ndihmuar pastrimin, pjesa e sipërme
e dhomëzës së produkteve suplementare
duhet të hiqet. Pastroni të gjitha pjesët me
ujë.
Pastrojeni dhomëzën e sirtarit me një furçë.
Kazani i larjes
Në kazan mund të formohen grumbullime
ndryshku si pasojë e ndryshkjes së trupave
të huaj nga larja apo nga uji i rubinetit
përmban hekur.
E rëndësishme Mos e pastroni kazanin
me agjentë zhgëlqerëzues acide, agjentë
gërryes që përmbajnë klor ose hekur apo
me lesh teli.
1. Hiqni çdo grumbullim ndryshku nga
kazani me një agjent pastrues të
posaçëm për inoks.
2. Kryeni një cikël larjeje pa tesha brenda,
për të pastruar mbetjet e mundshme të
agjentëve pastrues.
Programi: Programi i shkurtër i të
pambuktave në temperaturë maksimale
20 electrolux
Page view 19
1 2 ... 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 ... 35 36

Comments to this Manuals

No comments