Electrolux EW9W161B User Manual Page 7

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 52
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 6
2.3 Lidhja e ujit
Mos u shkaktoni dëmtim tubave të
ujit.
Përpara lidhjes me tuba të rinj, tubat
që nuk janë përdorur për një kohë të
gjatë, aty ku janë kryer punime
riparimi ose janë vendosur pajisje të
reja (sahate uji, etj.), lëreni ujin të
rrjedhë derisa të jetë i kthjellët dhe i
pastër.
Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje të
dukshme uji gjatë dhe pas përdorimit
të parë të pajisjes.
2.4 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose
dëmtimi të pajisjes.
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
Mos e prekni xhamin e derës gjatë
kohës që një program është në punë
e sipër. Xhami mund të nxehet.
Mos thani artikuj të dëmtuar (të grisur,
të çarë) që përmbajnë material
mbushës.
Nëse rrobat janë larë me një heqës
njollash, kryeni një cikël shtesë
shpëlarjeje përpara se të filloni një
cikël tharjeje.
Sigurohuni që të keni hequr të gjitha
objektet metalike nga rrobat.
Thani vetëm rroba që janë të
përshtatshme për tharjen në
lavatriçen me tharëse. Ndiqni
udhëzimet e pastrimit në etiketën e
artikujve.
Sendet plastike që nuk janë
rezistuese ndaj të nxehtit.
Nëse përdoret një top me
detergjent, hiqeni përpara se të
filloni programin e tharjes.
Mos përdorni top me detergjent
nëse vendosni një program pa
ndalim.
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose
dëmtim i pajisjes.
Mos u ulni dhe mos peshoni mbi
derën e hapur.
Mos thani në pajisje rroba të lagura
që pikojnë ujë.
2.5 Kompresori
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Kompresori dhe sistemi i tij në
makinën larëse dhe tharëse është i
mbushur me një lëndë të veçantë, e
cila nuk përmban hidrokarbure me
fluor dhe klorur. Sistemi duhet të
qëndrojë hermetik. Dëmtimi i sistemit
mund të shkaktojë rrjedhje.
2.6 Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
2.7 Eliminimi i pajisjes
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji dhe ai me ujë.
Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe
të kafshëve shtëpiake brenda kazanit.
Hidheni pajisjen në përputhje me
kërkesat lokale për hedhjen e
pajisjeve mbeturina elektrike dhe
elektronike (WEEE).
3. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
SHQIP 7
Page view 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 51 52

Comments to this Manuals

No comments