Electrolux EJF4440AOW User Manual Page 74

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 136
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 73
AL -72-
PJESA E TRETË: RRADHITJA E USHQIMIT NË FRIGORIFER
Frigoriferi
Te kushtet normale do të mjaftojë rregullimi i frigoriferit në shkallën e 5.
Që të zvogëloni llagështinë dhe si pasojë tubimin e ngricës në anët e brendëshme të frigoriferit,
në frigorifer kurrë mos futni lëndë fluide në enë të hapura.
Kurrë mos futni ushqim të ngrohtë në frigorifer. Ushqimi i ngrohtë, së pari le të ftohet në
temperaturën e dhomës, pastaj vendojeni në frigorifer ashtu që të mos pengon qarkullimin e
ajrit.
Mishin dhe peshkun e pastruar sukulloni në mbështjellëse ose foli; në frigorifer mos i ruani më
gjatë se një ose dy ditë.
Pemët dhe perimet mund të ruani në sirtarin për pemë dhe perime, paraprakisht pa mos i
mbështjellur copat veç e veç.
Ngrirësi
Te kushtet normale do të mjaftojë rregullimi i ngrirësit në shkallën e 5.
Ngrirësin e përdorni për ruajtjen afatgjate të ushqimit të ngrirë dhe për përgatitjen e katrorëve
akullit.
Mos vendoni artikuj ushqimorë të freskët ose të ngrohët në raftet e derës së ngrirësit. Këto
rafte i përdorni vetëm për ruajtjen e artikujve ushqimorë të ngrirë.
Mos vendoni ushqim të freskët dhe të ngrohtë pranë mbështjellëseve me artkuj ushqimorë të ngrirë,
sepse ata në këto raste mund të shkrihen.
Raftin për ngrirje të shpejtë e përdorni për ngrirjen e ushqimit të përgatitur në shtëpi dhe
artikujve ushqimorë të freskët, të cilat dëshironi t’i ngrini; në këte pjesë ngrirja është posaçërisht
e fuqishme dhe e shpejtë.
Kur ngrini artikuj ushqimorë të freskët (p.sh. mish, peshk ose mish të ngrirë), ata i ndani në
mbështjellëse më të vogla, përbërjen e të cilave do ta shpenzoni menjëherë.
pllakën e shënimeve të aparatit ësh e cekur sasia më e madhe e ushqimit (në kg),
cilën mund të ngrini brënda 24 orësh.
Që aparati të arrij kapacitetin e vet maksimal të ngrirjes, 24 orë paraprakisht të ngrirjes së artikujve
ushqimorë të freskët rregullojeni pullën e termostatit në pozicionin më të lartë.
Kur i vendoni artikujt ushqimorë të freskët në ngrirës, zakonisht mjafton që termostati të jetë
në pozicionin më të lartë edhe 24 orë. Pas 24 orësh, rregullimi aq i lartë nuk nevojitet.
Kujdes: për të kursyer ca energji elektrike, te ngrirja e sasive të vogla të ushqimit mos
ndryshoni pozicionin e termostatit në rregullimin maksimal.
Te ruajtja e ushqimit ngri rreptësisht merrni në përfillje udhëzimet në ambalazh;
nëqoftëse nuk egziston e dhëna për periudhën e preferuar të ruajtjes, artikujt ushqimorë mos i
ruani në ngrirës më gjatë se tre muaj pas ditës së blerjes.
Kur bleni ushqim të ngrirë, binduni ushqimi ka qenë i ngrirë temperaturë adekuate si
dhe ambalazhi jetë i padëmtuar.
Te transferimi i ushqimit të ngrirë përdorni ndihmesa të përshtatshme, që të ruani cilësinë e ushqimit.
Sa më parë futni ushqimin në ngrirës.
Nëqoftëse në mbështjellëse të ushqimit të ngrirë shihen gjurmat e lagështisë ose derdhjes së
jozakonshme, resp. fryrjeve, egziston probabilitet që kjo mbështjellje ka qenë e ruajtur në
temperaturë jo të përshtatshme dhe se cilësia e përbërjes është e dyshueshme.
Koha e ruajtjes së artikujve ushqimorë varet nga temperatura e hapësirës në të cilin është i
venduar frigoriferi/ngrirësi, nga rregullimi i termostatit, nga shpeshësia e hapjes së derës, llojit të
ushqimit dhe të kohës së nevojshme për transferimin e prodhimit prej shitores deri në shtëpinë
tuaj. Gjithmonë merrni në përfillje udhëzimet e shtypura në ambalazh të prodhimit të ngrirë dhe
kurrë mos tejkaloni kohën e cekur të preferuar të ruajtjes në ngrirës.
Page view 73
1 2 ... 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 ... 135 136

Comments to this Manuals

No comments